Rita Ora dukej sensacionale teksa doli në skenë për një performancë energjike në Ibiza të mërkurën (16 gusht).

Duke postuar në Instagram, këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi figurën e saj të pabesueshme me një rroba banje të prerë jeshile për setin e saj së bashku me DJ Joel Corry.


Rita shkëlqeu në skenë ndërsa perfomonte hitet e saj para turmës dhe merrte brohoritje nga publiku.

74397717 12413981 Skimpy Rita Ora looked sensational as she hit the stage for an e a 6 1692216935703

Vetëm disa orë më parë Rita bashkoi kostumin e banjës me një min-fund të ngjashëm teksa ishte në shoqëri të Joelit.

Ajo përshtati dukjen me në një palë taka me lule floriri dhe një palë syze dielli me ngjyrë jeshile.

74401295 12413981 image a 72 1692222693413

Rita dukej me humor të mirë teksa iu bashkua DJ Joel Corry, i cili tregoi fizikun e tij muskuloz duke dalë pa këmishë.

Ai u mbrojt nga dielli pas një palë syze dielli të errëta dhe veshi një palë pantallona të shkurtra dhe atlete të bardha.

1110 1 Foto: Getty

Artistët u panë duke biseduar me njëri-tjetrin përpara performancës së tyre më vonë në mbrëmje.

Rita më parë kishte hyrë në Instagramin e saj për të zbuluar për fansat e saj se ajo dhe Joel kanë përgatitur një performancë shumë të veçantë për ta.

1110 Foto: Getty

Më herët gjatë ditës, Rita shfaqi figurën e saj të pabesueshme me bikini portokalli, ndërsa po shijonte një ditë relaksuese me jaht me bashkëshortin e saj Taika Waititi në Formentera.

Këngëtarja shijoi një pasdite me vozitje nën rrezet e diellit teksa u shoqërua me bashkëshortin e saj, i cili festoi ditëlindjen e tij të 48-të.

1110 2 Foto: Getty

Rita dhe Taika festuan përvjetorin e tyre të parë të martesës në fillim të këtij muaji, pasi u martuan në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Los Angeles në vitin 2022. /Telegrafi/

74394491 12413981 image a 40 1692211452429

74394493 12413981 image a 37 1692211442185

74391041 12413981 Rita seemed in high spirits as she was joined by DJ Joel Corry w m 19 1692206361510

74391045 12413981 The You And I songstress accessorised by layering several chunky m 17 1692206323534