Kanadezja 21-vjeçe Cheyenne Rose Antoine, është dënuar këto ditë me shtatë vite burgim për vrasjen e shoqes së ngushtë Brittney Gargol.

Policia ka arritur ta identifikojë dhe gjej autoren e vrasjes falë një fotografie dy vite më parë të shkrepur, e cila gjatë gjithë kohës kishte qenë e postuar në Facebook, transmeton Telegrafi.


2 116

Që nga marsi i vitit 2015, Antoine kishte shëtitur lirshëm nëpër rrugë, por një selfie me shoqen e ngushtë që ishte shkrepur disa orë para vrasjes, në fund i ka kushtuar me burgim.

Hetuesit pas një hulumtimi të gjatë kishin vërejtur në fotografi rripin me të cilin ishte ngufatur viktima - i njëjti që ishte gjetur në vendin e krimit.

3 95

Gjatë gjykimit Antoine ka pranuar se ka kryer vrasjen, duke shtuar se nuk i kujtohet në detaje momenti rrëqethës, për faktin se ajo dhe Gargol kishin konsumuar shumë alkool para grindjes fatale.

4 83

Edhe përkundër faktit se një numër përdoruesish kishin kërkuar që fotografia të largohet, Facebook kishte refuzuar një kërkesë të tillë me arsyetimin se selfie i publikuar nuk thyen rregullat e rrjetit social. /Telegrafi/