E tmerrshme: Zjarrfikësin e përpinë flaka (Video)

Zjarrfikësi 25 vjeçar, i cili kishte përvojë në profesion, është në gjendje kritike, pasi që ka pësuar djegie të rënda në gjithë trupin, transmeton Telegrafi.
Shërbimi i zjarrfikësve kishte marrë thirrje se një shtëpi në Fresn e kishte kapluar zjarri të dielën në mesditë. Ndërsa zjarrfikësi fatkeq, përmes garazhës kishte hipur mbi kulmin e shtëpisë për ta shuar zjarrin, por për një çast ai ka rënë në flakë.
Zjarrfikësit e tjerë me shpejtësi kanë hyrë në shtëpi duke e lagur kolegun e tij me ujë të ftohët, por sipas mjekëve zjarrfikësi është në gjendje kritike pasi i është djegur 60-70 për qind e lëkurës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































