LAJMI I FUNDIT:

E sulmoi peshkaqeni, notuesi italian filmon momentin kur uji mbushet me gjak derisa e nxirrnin nga plazhi në Australi

E sulmoi peshkaqeni, notuesi italian filmon momentin kur uji mbushet me gjak derisa e nxirrnin nga plazhi në Australi

Një notues që humbi këmbën nga sulmi i peshkaqenit në brigjet e Queensland të Australisë, ka shpërndarë një video rrëqethëse të incidentin që për pak sa nuk ia mori jetën.

Videoja shfaq momentin kur 20-vjeçari Matteo Mariotti, student italian nga Parma, ishte në betejë me krijesën gjigante të premten e kaluar rreth 130 kilometra në veri të Bundabergu, transmeton Telegrafi.

Peshkaqeni ia shqeu këmbën derisa po notonte, duke ia këputur dhe i tërë uji që ishte përreth tij u bë i kuq nga gjaku që po i derdhjet, derisa ai bërtiste dhe tentonte të kthehej në plazh.


Megjithatë ai shpëtoi falë mikut të tij që është instruktor i zhytjes – Tommaso Agosti që e nxori nga uji dhe mjekët arritën në kohë për ta ndihmuar.

Mariotti është dërguar me urgjencë në spital ku është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike, e pas disa tentimeve mjekët njoftuan se  nuk arritën t’ia shpëtojnë këmbën – duke u detyruar t’ia amputojnë pjesët e mbetura nën gju.

Por ai vazhdon të ketë një shpirt luftarak, duke postuar në Instagam një video ku falënderon miqtë dhe ua bën me dije se ka mashtruar vdekjen.

“E kam lëshuar këtë video disa momente pas kafshimit të fundit. Doja të thosha lamtumirë, kurrë nuk kam menduar se do t’i mbijetojë këtij përbindëshi”, ka shkruar Mariotti disa orë pas sulmit.

“Kam humbur aq shumë gjak dhe këmbën – nuk di nëse do ta këpusin apo do të mbetet gjysmë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika

"E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës", tha Zelensky para se të arrijë në Londër

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Kalo në kategori