LAJMI I FUNDIT:

E suksesshme edhe Eleni Foureira, Qipro përfaqësohet dinjitetshëm nga këngëtarja shqiptare

E suksesshme edhe Eleni Foureira, Qipro përfaqësohet dinjitetshëm nga këngëtarja shqiptare

Ka përfunduar konkurrimi i 19 shteteve në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2018”, i cili po mbahet në Lisbonë të Portgualisë.

Shqipëria u përfaqësua nga këngëtari Eugent Bushpepa, i cili përfundoi me sukses interpretimin e tij, me këngën “Mall”.

Ekskluzive, flet Eugent Bushpepa pas performancës në "Eurovision": Zemra mal me flamujt shqiptarë përreth
Lexo po ashtu Ekskluzive, flet Eugent Bushpepa pas performancës në "Eurovision": Zemra mal me flamujt shqiptarë përreth

Por, Eugenti nuk është shqiptari i vetëm që performoi në këtë natë, pasi në skenë u ngjit edhe shqiptarja Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron.


Ajo përfundoi me sukses interpretimin e këngës “Fuego”, me të cilin përfaqëson shtetin qiprot.

Ashtu siç kishte treguar edhe në një intervistë për Telegrafin pak javë më parë, Eleni erdhi me një performancë të zjarrtë në natën e parë të “Eurovisionit”.

“Në skenë nuk do të jem vetëm. Jemi një ekip prej gjashtë personash. Një vokalist mashkull në prapaskenë (back-vokal) dhe janë katër balerina që performojnë, dhe sigurisht që mbështesin interpretimin tim. Jam shumë e entuziazmuar dhe falënderuese që Qipro më ka zgjedhur mua për ta përfaqësuar në ‘Eurovision 2018″, ka thënë Eleni Foureira për Telegrafin.

Ekskluzive - rrëfehet shqiptarja që përfaqëson Qipron në "Eurovision", Eleni Foureira: Mezi pres ta ndez skenën
Lexo po ashtu Ekskluzive - rrëfehet shqiptarja që përfaqëson Qipron në "Eurovision", Eleni Foureira: Mezi pres ta ndez skenën

Për të votuar Elenin, e cila këtë vit përfaqëson Qipron, mund të votoni në kodin 19 në numrat përkatës të shtetit në të cilin ndodheni.

Këngëtarja shqiptare njëherit ishte e fundit për këtë natë, e cila përmbylli fazën e shteteve konkurruese. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori