Këshilltarja e presidentes, Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi ka treguar momentin se si ndodhi incidenti në aeroportin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.
Kadaj-Bujupi për KlanKosovën tha se pala maqedonase në këtë rast, sigurimi i aeroportit të Maqedonisë shkaktoi një incident të paprecedentë, të panevojshëm, e siç tha ajo “krejt i paarsyeshëm”.
“Nga mediat e Maqedonisë së veriut opinioni po helmohet me gënjeshtra dhe të pavërteta, po pretendojnë që të paraqesin që presidentja ka refuzuar që të fus siç po i referohen ata valixhen në skanerë. Në rend të parë Osmani nuk ka pas fare valixhe. Isha aty, ishim bashkë dhe presidentja Osmani e them me përgjegjësi të plotë nuk ka pas fare valixhe. Krejt çka ka pas një çantë të dorës”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Sipas saj, presidentes Osmani iu kërkua që të skanojë çantën e dorës për të cilën siç tha ajo e futi në skaner.
“Në momentin që u futëm në aeroport në kundërshtim me Konventën e Vjenës dhe nene 23.7 të saj, presidentes iu kërkua që ta skanojë çantën e dorës. Policia e Kosovës e cila ishte në nivel të detyrës ua shpjegoi që presidentes që sipas praktikës ndërkombëtare, jo vetëm në rajon por edhe në botë duke filluar në këtë rast edhe në SHBA, e vendet jo njohëse anë e mbanë botës e në të gjitha vendet e BE-së asnjëherë nuk i kërkohet të skanohet çanta e dorës. Sipas Konventës së Vjenës është çantë diplomatike. Çanta është skanuar dhe nuk ka pas asnjë dyshim ”, u shpreh ajo.
Kadaj Bujupi po ashtu tha se sigurimi i aeroportit fizikisht ‘u turr’ në drejtim të presidentes që t’ia konfiskojnë telefonin.
“Telefonin presidentja e mban në dorë. Sipas të gjitha protokolleve të sigurisë ajo është mjet pune i presidentes në të cilat diskutohen edhe çështjet e sigurisë dhe në asnjë mënyrë për asnjë çmim, pavarësisht tendencave që mund të ketë nga shtetet tjera presidentja nuk e dorëzon telefonin e vet sepse në atë moment e shkel ligjin. Presidentja refuzoi me dorëzu në skaner. Donin me ia konfisku telefonin. Fizikisht tentonin me trup, merrshin turr, tentuan me ia marr telefonin, me ia konfisku…është e paprecedent, është skandaloze, është shokuese”, shpjegoi momentin që ndodhi një ditë më parë në aeroportin e Shkupit, Kadaj-Bujupi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi