Incidenti, i cili ndodhi në linjën hekurudhore në Sheshin e Republikës në Kayseri të Turqisë, përfshinte një grua të re e cila, e paaftë të shihte përreth për shkak të kufjeve, u zhvendos drejt shinave të tramvajit për të kaluar rrugën.

Rojet e sigurisë, duke vënë re situatën, e larguan atë nga tramvaji në minutën e fundit, duke e shpëtuar nga shtypja. Incidenti u regjistrua nga kamerat e sigurisë dhe një kamerë brenda tramvajit.


Bashkia e Kayseri lëshoi një deklaratë ku thuhej: "Ky incident është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë ne. Falënderojmë rojën tonë të sigurisë për sjelljen e tij të kujdesshme”, transmeton Telegrafi.

“Megjithatë, ajo që duhet t'i kushtojmë vëmendje është që të gjithë pasagjerët të jenë më të kujdesshëm në linjat hekurudhore. Ju lutemi përdorni kalimet për këmbësorë. Kontrolloni të dyja drejtimet kur kaloni. Mos harroni se nuk do të jeni në gjendje të dëgjoni tingujt përreth me kufje në vesh", u tha ndër tjera nga bashkia turke.

Në video shihet gruaja e cila krejt në sekondën e fundit shpëtohet nga më e keqja, ku roja e sigurisë madje rrezikoi jetën e tij për ta nxjerrë gjallë gruan. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com