E shëmtuar se sa shumë fyerje raciste pranoi Elanga për penalltinë e humbur në FA Cup

Anthony Elanga mori një abuzim të turpshëm racist pasi humbi një penallti në eliminim e Manchester United nnga FA Cup ndaj Middlesbrough të premten.
Përdoruesit në mediat sociale shënjestruan të riun me tallje pas humbjes së penalltisë vendimtare të adoleshentit në Old Trafford.
Ai gjuajti topin mbi traversë, derisa 15 penallti të tjera gjetën rrjetën e portës.
Menjëherë pasi Middlesbrough eliminoi Man Unitedin nga gara, Elanga iu nënshtrua një abuzimi tronditës racist në internet.
Pa humbjes së penalltisë, shokët e skuadrës e ngushëlluan atë duke përfshirë edhe Cristiano Ronaldon.
Marcus Rashford dhe David De Gea gjithashtu ndanë mbështetjen e tyre për sulmuesin, duke postuar mesazhe mbështetëse në Twitter.

Nga
Telegrafi
05/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































