LAJMI I FUNDIT:

E rëndë në Greqi, 27-vjeçari shqiptar dyshohet se ka keqtrajtuar dhe droguar të dashurën për t’i dhënë fund shtatzënisë

E rëndë në Greqi, 27-vjeçari shqiptar dyshohet se ka keqtrajtuar dhe droguar të dashurën për t’i dhënë fund shtatzënisë

Policia e Zakynthos të Greqisë ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, pasi ndërpreu shtatzëninë me dhunë të të dashurës së tij 19-vjeçare.

Sipas merdias greke ERT, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.

Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë.


Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijen e ka abortuar.

Pas një denoncimi, persona të Drejtorisë së Policisë së Zakynthos arrestuan dje, të mërkurën, 27-vjeçarin, i cili do të dërgohet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Ramabaja: Nga sot, Vetëvendosje ka shumëfish përgjegjësi, Limaj duhet të jetë kryetar i Kuvendit

Politikë
Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

Drejtësi
Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Politikë
Kalo në kategori