LAJMI I FUNDIT:

E quajtën ‘Barbie’ kur deshi të bëhej pjesë e marinës amerikane – biondja doli e para në klasë dhe në testet fizike të ushtrisë

E quajtën ‘Barbie’ kur deshi të bëhej pjesë e marinës amerikane – biondja doli e para në klasë dhe në testet fizike të ushtrisë

Një grua të cilën e quanin “Barbie” kur u bashkua me Marine Corp në SHBA ka provuar se ata që kishin dyshimet te ajo, kanë qenë shumë gabim.

Reklama

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo u gjend në krye të klasës së saj dhe u vendos në misione disa vende të botës.

Brie Burgett, një 28-vjeçare nga Lancaster, Ohio, u diplomua në kolegj me një diplomë të dyfishtë në shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në vetëm 19 vjeç, luftoi për të gjetur një punë të përshtatshme, por siç duket nuk e kishte të lehtë për shkak të moshës së re.

Menjëherë pas kësaj, ajo u takua me disa degë të ushtrisë dhe vendosi të bashkohet me Korpusin Detar në vitin 2011 – duke e bërë atë gruan më të re “të angazhuar” në atë kohë.

“Njerëzit zakonisht janë të befasuar kur mësojnë për punën time sepse nuk dukem siç njerëzit i shohin marinsat”, tha Brie.

“E dija se bashkimi me marinsat do të ishte me të vërtetë sfiduese – fizikisht dhe mendërisht – si dhe një mundësi e shkëlqyeshme për të zhvilluar aftësi drejtuese dhe për të fituar përvoja të vlefshme”.

“Ka kaq shumë individë jashtëzakonisht të aftë. Të punosh me këta njerëz çdo ditë është një nxitje e vazhdueshme për të vazhduar të punosh shumë”, shtoi ajo.

Megjithatë, përkundër vështirësive, ajo ia ka arritur dhe thuhet se ka qenë pjesë e disa dislokimeve dhe ka udhëtuar në 108 vende të ndryshme, përfshirë Japoninë, Gjermaninë dhe Tajlandën. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Fun
Tufa e deleve futet në serën e kanabisit, “ia avullojnë” grekut 100 kilogramë nga kjo bimë

Tufa e deleve futet në serën e kanabisit, “ia avullojnë” grekut 100 kilogramë nga kjo bimë

Fun
Gjatë pagëzimit, vogëlushi ia rrëzoi nga duart Biblën priftit

Gjatë pagëzimit, vogëlushi ia rrëzoi nga duart Biblën priftit

Fun
Pamjet dramatike të shpëtimit të peshkaqenit në Florida

Pamjet dramatike të shpëtimit të peshkaqenit në Florida

Fun
Qeni bëri sikur flinte vetëm që të mos i duhej të dilte për të shëtitur natën

Qeni bëri sikur flinte vetëm që të mos i duhej të dilte për të shëtitur natën

Fun
“Figdet Spinner”, gruaja që e shpiku këtë lodër nuk e fitoi as edhe një cent

“Figdet Spinner”, gruaja që e shpiku këtë lodër nuk e fitoi as edhe një cent

Interesante
Kalo në kategori