LAJMI I FUNDIT:

E priti derisa u zgjua nga tavolina – vritet në tualetin e restorantit, ish-guvernatori i shtetit të trazuar të Meksikës

E priti derisa u zgjua nga tavolina – vritet në tualetin e restorantit, ish-guvernatori i shtetit të trazuar të Meksikës

Ish guvernatori i shtetit të trazuar perëndimor të Meksikës, Jalisco u qëllua për vdekje të premten, duke shënuar sulmin më të fundit të një serie sulmesh të dhunshme në një vend tashmë të rrënuar nga bandat e lidhura me drogën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Aristoteles Sandoval u vra në një sulm në 1.40 të mëngjesit në tualetin e një restoranti në vendpushimin bregdetar të Paqësorit të Puerto Vallarta, sipas prokurorit të përgjithshëm të shtetit, Gerardo Octavio Solis.


Siç thuhet më tej, vrasësi priti derisa Sandoval të linte një tavolinë që po ndante me tre persona të tjerë, para se ta qëllonte disa herë në shpinë.

Solis tha se megjithëse vetëm një person i armatosur qëlloi në drejtim të Sandoval, ai mund të jetë shoqëruar nga deri në nëntë bashkëpunëtorë që kanë pritur jashtë restorantit.

Zyrtarët e shtetit thanë se Sandoval kishte 15 truproje policie të caktuar për të si dhe automjete antiplumb.

Dy nga truprojat ishin të pranishëm, por ishin jashtë restorantit kur ndodhi sulmi.

Jalisco është zemra e një prej bandave kriminale më të fuqishme të Meksikës, Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco.

Banda kontrollon pjesën më të madhe të shtetit që kur ajo erdhi në pushtet gjatë mandatit të ish-guvernatorit nga 2013 në 2018.

“Kjo vrasje mund të shënojë fillimin e një sezoni të vërtetë të dhunës politike në Meksikë”, tha John Holman i Al Jazeera, duke raportuar nga Mexico City.

Vendi do të mbajë zgjedhjet e tij më të mëdha në korrik të vitit të ardhshëm dhe përpara zgjedhjeve zakonisht shënohet koha kur “grupet kriminale përpiqen të pozicionojnë kandidatin e tyre dhe ata shpesh e bëjnë atë duke vrarë rivalët”, shtoi ai.

Gjithsesi, Meksika është dëmtuar nga dhuna e bandave për vite me radhë.

Më shumë se 34,500 vrasje u raportuan vitin e kaluar, por vendi tashmë vendosi një rekord të ri pasi gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2020 kishte më shumë se 17,400 vrasje – një rritje prej 1.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Hetimi për vrasjen e Sandoval nuk do të jetë i lehtë pasi stafi i restorantit pastroi skenën e krimit dhe madje hoqi kamerat e sigurisë, ka thënë Holman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori