LAJMI I FUNDIT:

E premtja e zezë në Munih: Flet, babai i Dijamantit të vrarë (Video)

E premtja e zezë në Munih: Flet, babai i Dijamantit të vrarë (Video)

Ishte i vetmi prind i cili foli për tronditjen dhe pikëllimin që ndiente pas sulmit të së premtes në Munih, ku mbeti i vrarë edhe i biri i tij, Dijamanti 21-vjeçar.

Naim Zabërgja, në një intervistë për KTV-në, shpalosi momentet e fundit të jetës së të birit të tij, duke thënë se ai ishte bashkë me një mik, në kohën e sulmit, transmeton Koha.net.


Ai tha se pas ngjarjes tragjike, familjet e viktimave janë të gjitha të bashkuara dhe se janë takuar mes vete, derisa shtoi se numri i njerëzve që kanë ardhur në familje për të shprehur nderime është jashtëzakonisht i madh.

Zabërgja shtoi se familja është kontaktuar si nga autoritetet gjermane, të Bavarisë dhe në nivel shteti, por edhe nga Ambasada e Kosovës.

21-vjeçari ishte një prej nëntë personave që u vranë të premten mbrëma nga sulmuesi, i cili veproi vetëm në qendrën tregtare të parkut Olimpik në Munih. Përpos tij, edhe Armela Segashi 14-vjeçare dhe mikja e saj Sabina Sulaj, kanë vdekur nga sulmi me armë i gjermano-iranianit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori