LAJMI I FUNDIT:

E PO TË THEM QË NUK PRES MË!

E PO TË THEM QË NUK PRES MË!

Nga: Emily Dickinson
Përktheu: Rajmonda Çollaku

E po të them që nuk pres më?
Që porta e mishtë fre dot s`më vë
të vij, të rend, te ti?
Po ta rrëmoj k`të vdekatare,
dhe ku më dhemb të shoh – për fare
të kridhem në liri?


Të na arrijnë, nuk kanë shpresa,
armët na luten, thërret nëndhesa,
krejt pa kuptim, tashmë,
porsi hareja një orë më parë,
porsi dantellat, një cirk shtegtar,
si ai që nuk rron më!