LAJMI I FUNDIT:

E plaçkiti nën kërcënimin e thikës, pastaj bëri një gjest që rrallë ndonjë hajn do ta bënte (Video)

E plaçkiti nën kërcënimin e thikës, pastaj bëri një gjest që rrallë ndonjë hajn do ta bënte (Video)

Në Moskë të Rusisë, një plaçkitës i paemëruar ka hyrë në ashensor së bashku me viktimën dhe pasi e ka plaçkitur nën kërcënimin e thikës, ia ka rrahur krahun sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Kamera e sigurisë e ka filmuar të moshuarën që nxjerrë me nxitim paratë, sapo sheh armën e ftohtë, ndërsa ai i merr të hollat nga ajo, transmeton Telegrafi.


Bazuar në pamjet e marra, Policia ia ka dalë ta identifikoj dhe ta ndaloi këtë 30-vjeçar, që për një kohë të caktuar ka qenë në kryeqytetin rus.

“Pasi e tmerroi me kërcënim, e ngushëllon kinse nuk është asgjë”, është një koment lidhur më rastin e çuditshëm. /Telegrafi/