LAJMI I FUNDIT:

“E përhitura” vazhdon të inspirojë filmat e sotëm

“E përhitura” vazhdon të inspirojë filmat e sotëm

Po bëhen 70 vjet qëkur u realizua filmi i animuar “E përhitura” (Hirushja) – një film klasik nga studioja Disney, transmeton Telegrafi.

Filmi i vitit 1950 ishte projekti në të cilin Walt Disney ka punuar që nga viti 1922 dhe që ka pësuar shumë ndryshime para se të bëhet filmin që ne e njohim sot.


Mary Walsh është drejtoreshë e Bibliotekës së Kërkimeve të Animacionit në Studion Walt Disney Animation, ku ruhen veprat arti origjinale të krijuara për filmat e shkurtë dhe të gjatë të Disneyt. Walsh vlerëson se biblioteka ka mbi 65 milionë pjesë të artit fizik që datojnë që në vitet 1920.

Sipas saj, “E përhitura” vazhdon të jetë frymëzim për artistët, sidomos animatorja Mary Blair.

“Kemi kërkesa të mëdha për të”, thotë Walsh. “Vazhdon të kërkohet puna që ka bërë Blair në vitet 1940-50-60. Ajo frymëzon karakteret e sotme”.

Blair ka qenë përgjegjëse për konceptin artistik të kryeveprave të Disneyt, përfshirë “Lizën në botën e çudirave”, “E përhitura” dhe “Piter Pani”. /Telegrafi/