E pazakontë, lojtari i Trabzonspor e gëlltitë letrën me instruksionet e trajnerit - vetëm qe ajo mos të binte në dorën e kundërshtareve

Gaziantep dhe Trabzonspor i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Turqisë.
Goli i parë në këtë sfidë u shënua nga mysafirët me anë të Caleb Ekuban në minutën e 22-të, derisa shifrat u barazuan 1-1 në pjesën e dytë me golin e Olarenwaju Kayode (53’).
Por, ajo çfarë i befasoi të gjithë në këtë takim ishte veprimi i Badou Ndiyae që pranoi një letër me taktika nga trajneri i tij Huseyin Cimsir.
Mesfushori e lexoi letrën, por ai nuk vendosi ta kthente nga mori, mirëpo ta fuste atë në gojën e tij.
Ndiyae u bë viral në rrejtët sociale me veprimin e tij, pasi pak kush mund ta mendonte se ai do të fuste letrën në gojën e tij. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































