LAJMI I FUNDIT:

E paqartë nëse do të konfirmohen vendimet e Pendarovskit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

E paqartë nëse do të konfirmohen vendimet e Pendarovskit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Mbetet akoma e paqartë nëse Kuvendi i Maqedonisë do t’i konfirmojë pesë vendimet e presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë COVID-19, pasi deputetët e OBRM-PDUKM-së njoftuan se do të votojnë kundër.

Për konfirmimin e pesë vendimeve të presidentit, duhet së paku 80 vota të deputetëve, që është e pamundur të arrihen pa mbështetjen e të zgjedhurve nga radhët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kuvendi dje e filloi seancën në të cilën në rend dite janë konfirmimi i vendimeve për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por diskutimi nuk filloi. Kryetari Talat Xhaferi, tha se deputetët do të informohen për vazhdimin e seancës.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, tha se deputetët e opozitës maqedonase do të votojnë kundër pesë vendimeve të presidentit, pasi sipas tij, janë shfrytëzuar për qëllime parazgjedhore.

“Mendoj se këto pesë vendime e kanë gabuar qëllimin, asnjëri prej tyre nuk është shfrytëzuar nga Qeveria për ta ndihmuar ekonominë, ndërsa pasojat shihen edhe sot. Asnjë vendim nuk ishte për përmirësimin e gjendjes me pandeminë, pasi sot kemi vdekshmërinë më të madhe në rajon dhe Evropë”, tha Milloshoski.

Ndërsa nga LSDM thonë se votimi kundër vendimeve të presidentit, është akt kundër interesave të qytetarëve.

“Paralajmërimet e OBRM-PDUKM-së se deputetët e saj do të votojnë kundër konfirmimit të vendimeve për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, vetëm e konfirmojnë destruktivitetin dhe papërgjegjësinë e kësaj partie. Kjo parti udhëhiqet vetëm nga populizmi politik dhe aspak nuk kujdeset për interesin e qytetarëve dhe shtetit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori