E pabesueshme por e vërtetë: Braktisi punën për të ushqyer me gji të dashurin 36 vjeçar

Kjo që do të lexoni tani është me të vërtetë historia më e çuditshme që keni lexuar apo dëgjuar ndonjëherë në jetën tuaj. Të gjithë e dimë që foshnjat deri në 6 muaj kanë nevojë për qumësht gjiri, por sot do mësojmë që edhe 36 vjeçarët paskan nevojë për një ushqyerje të tillë.
Një grua nga Florida ka treguar se ajo ka qenë e detyruar që të braktisë punën e saj, vetëm e vetëm që të ushqente me gji të dashurin e saj 36 vjeç. Jennifer Mulford tha për ‘Sun’, se ajo dëshironte që të fillonte një ‘lidhje të gjidhënies me të rritur me të dashurin Brad Leeson, pasi që sipas saj kjo mund të krijojë mes dy personave një lidhje magjike.
Ajo shpjegon: Kur lexoj për kënaqësinë e pastër që ajo sjell tek të tjerët, unë isha e dëshpëruar në kërkim të një partneri që të ndajë këtë lidhje emocionale.
Meqë ajo nuk ka lindur fëmijë së fundmi, çifti zbuloi se ata duhej ta mashtronin trupin e saj çdo dy orë që të mendojë se ajo ka një fëmijë për të ushqyer.
Me sa duket ata edhe vendosin alarmet gjatë natës, në mënyrë që ata mund të zgjohen dhe të “ushqehen” në errësirë, transmeton syri.
Për çështjen e të ushqyerit me gji në publik ajo thotë se “Kurrë nuk them kurrë por më shumë dua që këto ushqime t’i bëjmë vetëm ne dy. Është koha jonë larg pjesës së tjetër të botës”.





















































