Derisa shumica e turistëve në vendet e treta blejnë shishe me ujë, pak kujt i kish shkuar në mendje që uji nuk është i sigurt për t’u konsumuar në shumicën e vendeve të Evropës.
Në hartat autore e të cilave është agjencia Citybase apartments, mund të shihet se në cilat vende nuk duhet të mendoni për përdorimin e ujit nga çezmat, e në të cilat duhet të bëni kujdes, transmeton lajmi.net.
E si për çudi, në këtë hartë Kosova është përfshirë te vendet që duhet pasur kujdes nga uji i çezmave, mirëpo dihet që uji në vendin tonë pihet gjithandej pa problem.
Agjencia po ashtu kërkon kujdes nga turistët edhe kur i pastrojnë dhëmbët, që ujin assesi mos ta pinë. Po ashtu kërkohet kujdes edhe kur freskohen në pishina ose lahen në afërsi të pishinave.
Sipas hartës, uji i çezmave nuk bën të konsumohet, përveç Kosovës, as në Shqipëri, Serbi, Armeni, Bosnjë, Kroaci, Bullgari, Qipro, Estoni, Azerbajxhan, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Kazakistan, Lituani, Mali i Zi, Rumani, Moldavi, Rusi, Sllovaki, Turqi dhe Ukrainë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa vendet sigurta janë: Andorra, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Letonia, Luksemburgu, Maqedonia, Malta, Monako, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe