E pabesueshme çfarë humbi nga pesë metra, Haaland ishte ‘fytyra tragjike’ e Man Cityt në Superkupën e Anglisë

Sulmuesi Erling Haaland ishte padyshim njëri nga lojtarët më të dobët në humbjen e Manchester Cityt në finalen e Superkupës së Anglisë ndaj Liverpoolit.
Liverpooli arriti të triumfoj në Community Shield ndaj Cityt me rezultat bindes 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në King Poëer Stadium.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Trent Alexander-Arnold (21’), Mohamed Salah (83’) dhe Darwin Nunez (90+) për Reds, ndërsa për Cityn shënoi Julian Alvarez (70’).
Megjithatë, shifrat mund të ishin ndryshe në dy raste dhe ‘fajtori’ kryesor ishte sulmuesi norvegjez, Haaland.
Haaland fillimisht humbi një rast në pjesën e parë për të barazuar shifrat në 1-1, për t’u kthyer përsëri në skenë në fund të ndeshjes.

Nga
Telegrafi
30/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































