E moshuara Um Ibrahim, e cila në sulmet e regjimit të Bashar al-Assadit dhe mbështetësve të tij ka humbur shumë pjesëtarë të familjes së saj, tha se janë në gjendje të mjeruar për shkak të shiut dhe baltës, duke theksuar se preferon vdekjen para zërit të avionëve.
Si pasojë e sulmeve të Rusisë dhe regjimit të Assadit dhe terroristët e mbështetur nga Irani, që kanë shënjestruar civilët në Idlib në një vit të fundit 1 milion e 300.000 civilë të zhvendosur nga vendet e tyre janë strehuar në afërsi të kufirit Siri-Turqi.
Moti i ftohtë që vazhdon në rajon rrit edhe më shumë sprovën e familjeve që shumë të afërm të tyre kanë rënë dëshmor.
Një ndër ta është edhe Um Ibrahim, e moshuara që ka ikur nga avionët rusë dhe të regjimit që kanë shënjestruar fshatin e saj që gjendet brenda provincës së Idlibit.
Um Ibrahim, në një bashkëbisedim me AnadolyAgency, tregoi se dy djemtë dhe bashkëshortin e saj ka humbur në sulmet ajrore, duke shtuar se më në fund ka marrë tre mbesat e saj dhe ka ardhur të strehohet në njërën nga çadrat në linjën kufitare me Turqinë.
Ajo kështu shpjegon përjetimet e tyre para se të braktisin shtëpinë:
“Çdo ditë 8 helikopterë, 6-9 avionë luftarakë rusë dhe 6-7 avionë të regjimit sulmonin. Ikëm, çka të bënim? Shënjestruan të gjitha pjesët e shtëpisë sonë. Gjithashtu shënjestruan edhe me artileri. U qëllua çatia e shtëpisë. Edhe për të mund të dal nga shtëpia pritëm dy ditë”.
“Nëse kalon ndonjë automjet, unë mendoj se është avion”
Um Ibrahim tregon se nuk mund të harrojë terrorin që avionët luftarakë kanë shkaktuar.
“Nëse kalon ndonjë automjet me zë të lartë, unë mendoj se është avion, dhe dridhem nga frika”, tha ajo.
“Vdekjen e preferoj në vend të zërit të avionëve. Nuk dua të dëgjoj asnjë zë të avionit”, shtoi më tej ajo me zë të dridhur.
Lokja nga Idlibi shpreh mërzinë se nuk do të mund t’i shikoj fëmijët e saj, varrezat e të cilëve kanë mbetur në fshatin e tyre.
Ajo më tej tregon se për arsye se janë larg nga vendbanimi i tyre nuk mund të gjejnë as një punë që mund të fitojnë pare, duke shtuar se tani janë në gjendje që as të mos munden të blejnë bukë.
“Një shitësit të bukës i kemi borxh prej 35.000 lira siriane. Nuk do të na japë bukë derisa e kryejmë borxhin. Filluam të marrim nga dikush tjetër me borxh”, tha Um Ibrahim.
Um Ibrahim thotë se për arsye se nuk ka vend të mjaftueshëm në çadër gjysmën e sendeve që i kanë marrë me vete janë detyruar t’i braktisin nën shi.
“Sa më shpejt qoftë në këmbë ose të shkatërruar, duam t’i kthehemi shtëpisë”, u shpreh ajo.
“Kërkojmë nga gjithë bota ta ndihmojë Sirinë. Duam ndalimin e avionëve dhe raketave”, theksoi Um Ibrahim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe