LAJMI I FUNDIT:

E mbani telefonin në prizë duke u mbushur gjatë tërë natës? E keni gabim – ekspertët mendojnë ndryshe

E mbani telefonin në prizë duke u mbushur gjatë tërë natës? E keni gabim – ekspertët mendojnë ndryshe

Shpesh kaplohemi nga paniku kur mbesin me përqindje të vogël të baterisë dhe jemi larg shtëpisë apo ndonjë prize për ta mbushur, por edhe kur i kemi afër prizat apo mbushësit mobil, zakonisht i mbushim telefonat në mënyrën më të gabuar të mundshme – duke ua shkurtuar “jetën” baterive, shkruan Business Insider.

Në veçanti nëse praktikoni t’i lëni në rrymë duke u mbushur gjatë gjithë natës për të arritur 100%, por ky proces vetëm sa ia shkurton jetën baterive të telefonave të mençur, transmeton Telegrafi.

“Nëse mendoni të mbushni telefonin 100% duke e mbajtur në prizë gjatë tërë natës – atëherë një veprim i tillë sigurisht se do të kem ndikim negativ – do ta plakë baterinë”, ka deklaruar Dominik Schulte, drejtor i kompanisë gjermane BatterieIngenieure që merret me prodhimin e baterive.


Ai madje pranoi se plakja e litiumit të baterisë apo më mirë thënë elementet kimike brenda saj, humbin efiçencën duke bërë që bateria të shpenzohet më shpejtë se zakonisht.

Të gjitha bateritë e litiumit kanë një limit sa i përket jetëgjatësisë. Pavarësisht se çfarë bëni, kapaciteti i baterisë suaj – që përkthehet me jetëgjatësinë do të “degradoj” ashtu si ju e përdorni. Më poshtë mund ta mësoni se me çfarë shpejtësie plaket bateria e juaj.

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar
Lexo po ashtu Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kompanitë që merren me prodhimin e telefonave të mençur janë pyetur se çfarë mendojnë për mbushjen e një telefoni gjatë natës, me qëllimin e vetëm që në fund të jetë 100% i mbushur.

Apple nuk përmend asgjë në faqen informuese rreth asaj nëse duhet të mbushet telefoni gjatë tërë natës – duke mos dhënë koment nëse është një ide e mirë apo e keqe.

Ndërkaq në Google kanë bërë të ditur se mbushja e tepërt e telefonit apo mbajtja në prizë gjatë tërë natës është një “brengë”, që i përket të kaluarës apo më mirë thënë demode.

Ronald Ho, menaxher në Google, ka deklaruar për Business Insider se në “përgjithësi mentaliteti se mbushja gjatë tërë natës është veprim i keq apo mbushja e shpeshtë e telefonit është një përshtypje që i takon së kaluarës”

Ai shtoi se kur bateria e telefonit arrin 100% të jetë e mbushur, atëherë telefoni automatikisht e ndërprenë furnizimin edhe pse kablloja është ende në prizë.

“Telefoni do të vazhdojë të mbushet vetëm nëse është në 100%”, shtoi zyrtari i Google.

Schulte shtoi se bateritë e litiumit duhet mbajtur në 30 deri në 50%, dhe nëse vazhdohet të përdoret në atë përqindje, telefonat e mençur apo bateritë e tyre do të kenë një jetëgjatësi mesatarisht të mirë.

Në ueb-faqen e Samsungut thuhet se duhet ta mbanin baterinë në 50%, derisa në Apple rekomandojnë që iPhone duhet të jetë me qëllim që bateria të qëndron më shumë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Kalo në kategori