LAJMI I FUNDIT:

E majta në të djathtën dhe e “kundërta”!

Ritakim pas vitesh e dekadash a përpjekje për një portret personaliteti, apo vetëm si hyrje: Përvoja e sjelljes dhe e veprimtarisë politike i takon të sotmes për të ardhmen! Dhe debatet kanë filluar për “konflikt” interesi! Disa personalitete sikur janë zgjuar për ta pronësuar konceptin e të majtës dhe të djathtës politike! Në të vërtetë, kalimin, fazën e tranzicionit shpjegues nga e majta në të djathtën! Dhe, që në “nisje”, del dilema e këtij kamuflimi apo hedhen opsione nga më fantaziste! Pragmatizmi i vërejtur u takon analistëve, të cilët kanë filluar me animet e tyre se kush do të jetë fitues!

Thyerjet e mëdha anëtarësuese partiake ndodhën hiç më larg se dy dekada më parë! LKJ-ja e hapësirës në Kosovë kaloi masivisht në LDK. Dhe tashmë për 20 vjet janë anëtarësuar mijëra “të pastër”, domethënë që i takonin Forumit Rinor dhe jo vetëm atij, por që timonin vazhdojnë ta kenë “të vjetrit”. Nuk është qëllimi që të jepen leksione të këtyre kamuflimeve dhe të këtij hermafrodizmi debutues me primesa kameolizmi të tejskajshëm, por të vë në pah (pa ndonjë qëllim të ndonjë konflikt interesi ideologjik nën hije, sikurse vazhdojnë të sillen nëpër shkrime ca analistë të “shtypit” të hirtë verdhacak, ngjyrë blu), seriozitetin e një personaliteti, sinqeritetin e sjelljes së tij jo vetëm politike, por edhe të sakrificës nacionale.


Është ky me inicialet H. M. që gjithsesi për lexuesin “e vëmendshëm” zgjon asocimin me një shkrimtar-publicist po që fatkeqësisht e për disa fatmirësisht nuk ka të bëjë me shpërfytyrimin analog! Veprimtarinë e kundërshtimit dhe hedhjen e ideve të tij i fillon në vitet tetëdhjeta! U dënua më burg të rëndë, sepse ishte ndër të vetmit që nuk iu përkul torturave! Bashkëpunuam në vitet e thyerjeve! Iu pamundësua pikërisht edhe nga disa kolegë të tij që ishin dhe sot janë në hierarkinë e lartë vendimmarrëse politike.

“Strehimin” në fillimvitet e 90-ta e gjeti në Shqipëri. Pikërisht në vjeshtë të vitit 1991, pas ikjes nga tentativa për riarrestim nga UDB-ja së bashku së pari me Pandeli Majkon e pas dy muajsh i bashkohet edhe Ilir Meta (zëvendëskryeministrin e ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë) e të tjerë, e formuan lëvizjen Eurosocialiste. Por, rrethanat e dërguan në Zvicër për disa vjet! Veprimtaria e tij intelektuale dhe sjellja prej një njeriu të formuar në gjithë atë sakrificë përvoje e bën ta marrë shtetësinë zvicerane. Gjithmonë dhe gjithnjë me trupin dhe mendjen këtu! Tash së fundi është i zënë paksa me angazhimet me partinë më të re, sigurisht për ata analistët verdhacakë, i qendrës “së majtë”!

H. M. kishte dëgjuar një dialog për një lider të njohur socialist nga fanatikët e tij: “I mirë, i mirë është, po ka një dobësi, mangësi! Është demokrat!”. Asocimi nuk ka të bëjë me kontekstin interferues! H. M. në kuptimin më të plotë i takon një demokrati. Ka ditur të jetë i ashpër kur ia imponuan! Ka shprehur qëndresën atëherë kur disa shokë iu thyen!
Është tërhequr atëherë kur ishte e kotë kuptimësimi dhe prania e tij! Ndoshta sot edhe do ta keqkuptojnë! Vetëm e vetëm, sepse Ai nuk e lejon nëpërkëmbjen!

Fjala është për Haki Morinën. Ai tashmë është zgjedhur sekretar organizativ i PSK-së (Partisë Socialiste të Kosovës). Për ta harruar vitin 1981, Hakiu nuk e la vendlindjen në fillimvitet e 80-ta, kur shumë shokë u gjendën në Shqipëri, dhe për të ardhur në fillim vitet e 90-ta së bashkë e kryesonim Forumin Rinor. U detyrua të emigronte, ta merrte rrugën e arratisë prej Atdheu në Atdhe! Për disa muaj veproi në Tiranë, për t’u gjendur në Zvicër. Edhe atëherë kur u lirua nga burgu, ai ua shtriu dorën e pajtimit edhe atyre që komunikuan me dorën e dhunës.

Hakiu flet me gjuhën e dialogut: Hakiu vazhdon të mendojë dhe të gjykojë edhe sot për paradokset e sjelljes minore politike! Ai ka frikë edhe nga etiketimet! Sqarimet e tij vijnë vetvetiu nga përditshmëria:
“Përderisa në gjithë botën partitë socialiste ose majtizmi merren si nga levat kryesore të ndërtimit të sistemit të ekonomisë së tregut dhe të pluralizmit politik, këtu te ne interpretohet si diçka që nuk bën të ekzistojë, si diçka që lidhet patjetër me Serbinë! Sikur fajet i paska pasur socializmi demokratik e jo shovinizmi serb.

Në Kosovë ka paradokse të mëdha që e tregojnë gjendjen tonë amatore në realizimin e të gjitha politikave. Ta zëmë, këto ditë shpërthehet, bile kërkohet të protestohet kundër EULEX- it e harrohet se nga e njëjta Evropë kërkohet mbështetje politike e ekonomike! Kësaj i thonë: ‘Edhe lypës, edhe zotëri’.

Në Kosovë, pas rënies se socializmit jugosllav, ka pasur një investim gjigant për ta deformuar konceptin për të majtën dhe të djathtën, pasojat e së cilës i ndiejmë edhe sot, kur rrallë ose askush nuk kupton çka është e majtë e çka e djathtë në politikë, gjë që reflekton në gabime të stilit moralizues. Sigurisht, kjo shkakton nevojën e një sqarimi më aktiv, për të kontribuar në moskeqkuptimin e majtizmit dhe të djathtizmit, i cili do të kontribuonte në stabilizimin e mendimit politik dhe kombëtar në Kosovë.

As djathtizmi e as majtizmi në koncept s’kanë qenë asnjëherë antikombëtar, sepse këto rryma nuk kanë lindur në një moment apo situatë që ka pasur për diskutim ose për zgjidhje çështjen kombëtare, por ka pasur një betejë mendimesh për format e realizimit të paqes sociale ose të zbutjes së varfërisë për shumicën e popullsisë. Politikanët u ndanë në këto dy rryma, domethënë u quajtën të majtë dhe të djathtë, sepse deputetë që gjendeshin në anën e majtë të sallës së parlamentit francez e mbrojtën teorinë e rritjes së taksave për të pasurit për të mbledhur të ardhura sociale për të varfrit, kurse të tjerët që gjendeshin në anën e djathtë kundërshtuan duke kërkuar zvogëlimin e taksave për të pasurit, në mënyrë që ata të kenë kapacitete për të krijuar vende të reja pune që përsëri do të reflektonin zbutjen sociale.

Nuk mund të besohet që analistë dhe gazetarë me përvojë të bëjnë veprime si ishte etiketimi i socialistëve si pansllaviste pa qenë në lojën e vallëzimit akoma dinamik të UDB-ja serbe nëpër mendjen e pashkarkuar nga naiviteti dhe interesant e ngushta. Kush më tepër sesa UDB-ja ka investuar për përçarje dhe pakënaqësi të dyanshme në relacionet Shqipëri-Kosovë dhe çka më shumë se këto moralizime politike nga Kosova mund të japin rezultate më të kërkueshme nga Serbia?”.

Dialogu vazhdon: Konvertimet e çuditshme për artin: Vite të tëra Hakiu veproi në Perëndim, për çka pati mundësinë e perceptimit dhe të bashkëjetesës me forma e frymë tjetër, qoftë edhe publicistike-gazetareske. Hakiu shkurt përgjigjet: “Ne të gjithë jemi larg modernes, nëse nënkuptojmë nivelet perëndimore të perceptimit. Jemi paksa larg mbërritjes së cilësisë. Megjithatë, kjo vjen për shkak se në fillim ka shumë sasi!”. Ndërsa në kontekstin e vlefshmërisë në mediat tona, qoftë edhe të ngulmimit të lexueshmërisë për kulturën e artin Hakiu e koncepton si një konvertim të çuditshëm.

Për dilemat e leximit e të rileximit, ai shprehet: “Për fat nëpër gazetat e Kosovës nuk ka përfaqësim aq primitiv të kulturës ose artit në përgjithësi, siç ndodh në planin politik. Kam vërejtur një konvertim të çuditshme në lidhje me artin. Për shembull, vlerësimi ndaj rrymës së artit të realizimit socialist, i cili nuk është herezi në botën perëndimore, siç është tek ne! Është e kuptueshme që një shoqëri e fillimit demokratik të mos ketë durimin për të mos sharë në mënyrë joelegante!”, sheston Hakiu.

Në trend

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

Amerika
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori