LAJMI I FUNDIT:

E LIDHUR ME BOMBA

E LIDHUR ME BOMBA

Poezi nga: Dije Demiri Frangu

s’kam si bëj gjumë
gjymtyrët
si lisa të mbjellur në dyshek
mes dritash artficiale bëjnë hije
drita të gjelbra të kuqe të verdha
të teknologjisë
signalizojnë vazhdimisht se jam
e lidhur me bombat, me tajfunët
me ish spiunët e komunizmit
edhe kur shpirtin e kam të fikur
më mbajnë lidhur me dhembjen e dheut
me dhembjen e ujërave
ato drita
që më trembin


si gjumë mes semaforash bëj
e dita më vie e ngordhur
nga gjumi mes tajfunësh e bombash
e spiunësh