E lidhën me një konkurrent të “Përputhen”, reagon ashpër Loredana Brati: E shëmtuar, t'ju vij turp

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, këtë sezon iu bashkua programit të dashurisë “Përputhen”.
Pjesëmarrja e saj në emision ngjalli shumë reagime, veçanërisht pasi u përfol se ajo kishte ndërprerë eksperiencën për shkak të një lidhjeje të mundshme me një nga konkurrentët.
Për këto spekulime, Loredana reagoi vetë përmes disa postimeve në InstaStory, duke i cilësuar lajmet si të pavërteta.

Ajo kritikoi mediat dhe tentativat për të përfituar klikime duke e lidhur figurën e saj me të tjerët në mënyrë të pavërtetë.
“Skandal janë vetëm lajmet tuaja të shëmtuara që për pak klikime kërkoni të merrni në qafë padrejtësisht figurën time, duke më lidhur orë e sekond me çfarëdo personi që më afrohet më shumë se një metër. T’ju vij turp”, shkroi ajo.
Gjithashtu sfidoi sigurinë e burimeve të mediave që raportuan për këtë çështje, duke theksuar se nuk janë aspak të besueshme.
“Edhe i thoni atyre burimeve tuaja të sigurta që s’janë aspak të sigurta”, theksoi mes tjerash.

Në këtë mënyrë, ish-banorja e BB VIP vendosi të japë versionin e saj të ngjarjes, duke sqaruar se raportimet e mediave për lidhjen e supozuar ishin thjesht spekulime dhe nuk reflektonin realitetin.
Reagimi i saj tregon se Loredana dëshiron të mbrojë figurën e saj dhe të mos lejojë keqinterpretime që mund të ndikojnë negativisht në imazhin dhe reputacionin e saj publik. /Telegrafi/





























































