LAJMI I FUNDIT:

E kujt është përgjegjësia për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve?

Secili qytetar i moshës madhore ka rolë dhe përgjegjësi të dalë për të votuar me 12 dhjetor, për të pamundësuar që dikush tjetër të vendos për të. Me 12 dhjetor , por jo vetëm, të gjithë ne individualisht dhe së bashku kemi një përgjegjësi për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Me 1 dhjetor edhe zyrtarisht ka nisë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 12 dhjetorit, edhe pse fushata kishte nisur me së një muaj më parë. Prishtina, por besoj edhe qytetet tjera janë mbuluar me posterë të partive dhe kandidatëve të cilët janë kujdesur të dalin sa me bukur në foto. Shihet se një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe detajeve të vogla si p.sh. grimit nga femrat ose edhe deri te kravata nga meshkujt.


Posterët janë vendosur në përputhje me ligjin dhe rregullat ose edhe duke i shkelur plotësisht ato. Dhe kjo është e gjithë çështja në fakt, shkelja e rregullave zgjedhore, (me rregulla nënkuptojmë edhe ligjet) të cilat do duhet të garantojnë një proces të drejte dhe fer zgjedhor dhe që qëllimin final kanë që të sigurojnë shprehjen e vullnetit të votuesit, të garantojnë se vota e tyre do llogaritet drejt duke zgjedhur kështu për një periudhë kohore mënyrën dhe nga kush duan të qeverisen. Por sa është e garantuar shprehja e vullnetit te votuesit, dhe kush duhet ta garantoje këtë në zgjedhjet e ardhshme me 12 dhjetor? Me siguri përgjigja e parë qe shumica do jepnin është KQZ-ja. Por a është vërtetë KQZ-ja organi kryesor ( dhe siç kam dëgjuar shpesh të thuhet) dhe i vetmi që duhet të garantojë mbarëvajtje të procesit zgjedhor? KQZ-j është organi që administron zgjedhjet dhe padyshim qe ka një rol të rëndësishëm në këtë proces, por çfarë është roli dhe përgjegjësia e institucioneve tjera…

Partitë politike

Partitë janë ato që luajnë rolë shumë të rëndësishëm, dhe bile nuk e kanë gabim ata që thonë që kanë rolin më të rëndësishëm në garantimin e procesit të rregullt zgjedhor. Partitë politike, nominojnë përfaqësuesit e tyre në KQZ; partitë politike nominojnë përfaqësuesit e tyre në Këshillat Komunale Zgjedhore (KKV) dhe partitë politike janë ato që nominojnë përfaqësuesit e tyre në Këshillat e Vend Votimeve (KVV). Pra janë partitë politike ato që e menaxhojnë gjithë procesin zgjedhor, dhe me të drejtë thuhet se partitë janë ato që duhet të ruajnë votat e tyre. Fundi i fundit e gjithë gara bëhet mes partive politike.

Shoqëria civile

Organizatat joqeveritare po ashtu ruajnë një rolë të rëndësishëm në procesin zgjedhor ani pse nuk ka asnjë rol vendimmarrës. Shoqëria civile angazhohet për mobilizimin e votuesve por edhe duke ju përkujtuar rregullat partive politike për garë fer dhe të ndershme apo edhe tërhequr vërejtën dhe për parregullsitë eventuale që mund të shfaqen, e të cilat duhet të korrigjohen qoftë nga vet KQZ-ja apo institucionet tjera. Por duke ditur se organizatat e shoqërisë civile, përfshi këtu edhe mediet, nuk kanë fuqi ekzekutive, roli I tyre kufizohet në bërjen publike të parregullsie dhe thirrjeve për respektim të rregullave dhe për ndëshkimin e atyre që shkelin këto rregulla, dhe kjo nuk është nuk është e parëndësishme

Gjyqësori

Por një institucion roli i të cilit është shumë I rëndësishëm dhe për të cilin nuk flitet shumë është gjyqësori dhe roli që gjykata (ose i tërë sistemi gjyqësor) ka në procesin zgjedhor. Gjyqësori është kritikuar shumë shpesh tashmë për mos funksionim si duhet dhe jo pa të drejtë. Arsyeja pse njerëzit në përgjithësi i respektojnë rregullat është se nëse i shkelin ato do ndëshkohen. Shumica nga ne ulim shpejtësinë kur shohim një tabelë kufizuese, jo se ne jemi qytetar/shoferë të përgjegjshëm, por se mund te biem në radar dhe të paguajmë një tiketë prej 35 eurosh. Pra ndëshkimi është ajo që na shtyn që t’i respektojmë rregullat.

Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, e që vazhduan edhe në këtë vit, janë evidentuar një sërë shkeljesh disa prej të cilave është tentuar të korrigjohen, dhe si rrjedhojë në tri komuna patëm përsëritje të zgjedhjeve. Procesi u mundua të korrigjohet, por në fakt çfarë ka ndodhur me ata që i kanë shkelur ligjin dhe rregullat? Sa nga komisionerët të cilët jo vetëm që nuk kishin garantuar proces të rregullt zgjedhor, po ne fakt ishin ata vet që e bastarduan procesin, janë dënuar? Me Ligjin e zgjedhjeve, por edhe me kodin penal, parashihen masa ndëshkuese përfshi edhe dënimin deri në pesë vite burgim, për shkelësit e ligjit zgjedhor. Në zgjedhjet e kaluara lokale ishin dhjetëra vendovitime ku ishin evidentuar shkelje që kishin cenuar vullnetin e votuesit, dhe në rundin e dytë të balotazhit tri komuna në tërësi shkuan në rivotim si pasojë e parregullsive të evidentuara dhe të vërtetuara nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, parregullsi që ishin shkaktuar nga komisionerët e zgjedhjeve e jo nga votuesit. Sa nga këta komisionarë që kanë shkelur ligjin, duke bërë kështu vepër penale, janë dënuar? Si mund të garantohet një proces i rregullt zgjedhor edhe në këto zgjedhje, kur shkelësit e ligjit asnjëherë nuk u dënuan?

Qytetari

Megjithatë rolin më të rëndësishëm për një proces të rregullt zgjedhor të drejt e fer e ka vet qytetari I Kosovës, secili qytetar individualisht. Partitë politikë përbëhen nga anëtarët e saj dhe secili anëtar është qytetar i këtij vendi dhe ka një rolë dhe përgjegjësi edhe individuale për të garantuar garë fer dhe të ndershme duke ju përmbajtur Kodit zgjedhor dhe ligjeve tjera ne fuqi. OJQ-të dhe organizatat tjera të shoqërisë civile përbëhen nga anëtarë që janë qytetarë të këtij vendi dhe secili ka rolin dhe përgjegjësinë e vet duke kryer me përgjegjësi misionin e caktuar. Gjykatësit dhe prokurorët janë qytetarë të këtij vendi dhe kanë rolë dhe përgjegjësi për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe mbi të gjitha ndëshkimin e atyre që shkelin ligjet. Dhe secili qytetar i moshës madhore ka rolë dhe përgjegjësi duke dalë për të votuar me 12 dhjetor duke pamundësuar që dikush tjetër të vendos për të. Me 12 dhjetor , por jo vetëm, të gjithë ne individualisht dhe së bashku kemi një përgjegjësi për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Populli thotë “Ç’te mbjellësh do të korrësh” pra me 12 dhjetor dilni dhe votoni!

(Autorja është drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Politika dhe Avokim)

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori