LAJMI I FUNDIT:

E kthyen një Toyota Land Cruiser në një veturë elektrike – një ekip inxhinierësh nga Australia e vozitën pastaj nën ujë

E kthyen një Toyota Land Cruiser në një veturë elektrike – një ekip inxhinierësh nga Australia e vozitën pastaj nën ujë

Një ekip inxhinierësh dhe zhytësish në Australi e kthyen një Toyota Land Cruiser në një veturë elektrike, dhe pastaj e vozitën atë nën ujë për afro 7 kilometra.

Modeli i vitit 1978 muajin e kaluar u vozit për 6.92 kilometra përmes Darwin Harbor në një thellësi prej afro 30 metrave, dhe deri në përfundim të udhëtimit në kryeqytetin e Territorit Jugor u deshën mbi 12 orë.


Një nga inxhinierët, Glen Summers, për Business Insider tha se motorin origjinal të veturës e zëvendësuan me një motor elektrik, përcjell Telegrafi.

A photo of a front view of the Toyota Land Cruiser

Tutje Summers shtoi se kalimi përmes portit ishte “mjaft stresues”, pasi uji ishte shumë i turbullt dhe se ata duhet të shikonin me kujdes se mos afër tyre kishte krokodilë, si dhe të shmangnin kalimin mbi ndonjë tubacion gazi.

Presioni i ujit në atë thellësi do thotë se periudha e drejtimit të veturës nën ujë për një ekip të zhytësve mund të ishte vetëm deri në 15 minuta, deklaroi Summers, dhe numri i anëtarëve për ta kaluar portin duhej të ishte 30 persona.

Në një pikë Land Cruiser ngeci në baltë dhe rërë, dhe duhej që të tërhiqej me mjete të rënda përpara se të vazhdonte të drejtohej, duke shtuar edhe 5 orë të tjera në udhëtim.

Vullnetarët Land Cruiser-in me ngjyrë portokalli e kishin blerë në Brisbane me një çmim prej vetëm 3 mijë dollarëve. Ata e transportuan atë në Darwin dhe kaluan 6 muaj në konvertimin e saj në mënyrë që vetura ta përballonte presionin e asaj thellësie.

Locals gathered at night to celebrate the vehicle crossing the finish line

Inxhinierët pretendojnë se e kanë vendosur një rekord botëror për distancën më të madhe të përshkuar nën ujë në atë thellësi. Kur pjesëmarrësit arritën në anën tjetër të portit, ata priteshin nga vendasit të cilët u mblodhën për të festuar arritjen e tyre. /Telegrafi/