LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Evra kthehet në Angli

E kryer, Evra kthehet në Angli

Mbrojtësi francez, Patrice Evra do të rikthehet në Ligën Premier.

Ish-anëtari i Manchester United do të largohet nga Juventusi për të nënshkruar me skuadrën angleze, Crystal Palace.

‘Sky Italia’, ka njoftuar se francezi ka marrë rrugë për në Londër ku do të nënshkruajë me klubin e ri.


Nuk janë bërë me dije detajet e kontratës së re të Evras, por besohet se do të jetë një vit e gjysmë.

Evra refuzoi skuadrën tjetër londineze, West Ham United, atë spanjolle Valencia për t’iu bashkuar Crystal Palaces. /Telegrafi/