E kryer, Barcelona konfirmon marrëveshjen me Paulinhon (Foto)

Barcelona ka konfirmuar në faqen e saj se ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit brazilian, Paulinho.
Gjiganti spanjoll, Barcelona dhe Guangzhou Evergrande kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Paulinho Bezerra.
Shifra që katalunasit do duhet t’i paguajnë skuadrës kinezë është 40 milionë euro.
Barcelona gjithashtu i ka vendosur një klauzolë largimi lojtari që është plot 120 milionë euro.
Paulinho do të nënshtrohet të enjten testeve mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës dhe paraqitja zyrtare e lojtarit të ri të FC Barcelonas do të zhvillohet gjithashtu gjatë të enjtes. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































