E konfirmuar: Cana largohet nga Lazio

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka vendosur që pas katër vitesh të largohet nga Lazio.
Një lajm të tillë e ka konfirmuar babai i lojtarit, Agim Cana. Ky i fundit në një prononcim për mediat shqiptare ka thënë se Loriku po ikë nga kryeqyteti italian.
“Ajo që mund të them me siguri të plotë është që Loriku do të largohet nga Lazio. Pas katër viteve në këtë klub ka ardhur koha që të provojë një eksperiencë të re, edhe pse ka kontratë edhe për një tjetër vit”, u shpreh Cana.
Sipas këtij të fundit, Loriku tani është duke i shqyrtuar ofertat e ardhura në drejtim të tij, teksa me gjasë destinacioni i ri do të jetë Gjermania. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































