LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon Rumania: Gjetëm pjesë të fluturakes pas sulmit rus pranë kufirit

E konfirmon Rumania: Gjetëm pjesë të fluturakes pas sulmit rus pranë kufirit

Në territorin e Rumanisë, anëtare e NATO-s, janë gjetur pjesë të një fluturake pa pilot, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes pas sulmeve me dron rus në Izmail në jug të Ukrainës, pikërisht përtej kufirit.

Sulmet në portet e Ukrainës, vetëm disa qindra metra larg kufirit rumun, kanë rritur rreziqet e sigurisë për NATO-n, anëtarët e së cilës kanë një detyrim të ndërsjellë të mbrojtjes.

Nëse konfirmohet, do të jetë hera e tretë që fragmente të tilla gjenden në territorin rumun në ditët e fundit, transmeton Telegrafi.


U ekzekutua në mënyrën më brutale nga rusët, i ngrihet monument heroit ukrainas
Lexo po ashtu U ekzekutua në mënyrën më brutale nga rusët, i ngrihet monument heroit ukrainas

“Ekuipazhi i helikopterit IAR 330 Puma i Forcave Ajrore rumune … (identifikoi) fragmente, ndoshta me origjinë nga një mjet ajror pa pilot, të shpërndara në një zonë prej disa dhjetëra metrash”, tha ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Fragmentet thuhet se janë parë në zonën e qyteteve Nufarul dhe Victoria, në qarkun e Tulcea.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se shërbimet e urgjencës kanë marrë telefonata për raste të mundshme të rënies së dronëve në zonë.

Ata thanë se do të japin detaje të mëtejshme pasi ekipet e tyre të kishin përfunduar hetimin në terren. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori