LAJMI I FUNDIT:

E keni harruar hekurin në rrymë, nuk ka rëndësi – krijohet pajisja e mençur që ua zgjidh këtë problem

E keni harruar hekurin në rrymë, nuk ka rëndësi – krijohet pajisja e mençur që ua zgjidh këtë problem

Në Tetovë të Maqedonisë është krijuar një paisje që mbi të gjitha të heq brengën e kahmotshme: a e kemi ndal rrymën dhe a e kemi nxjerrë hekurin nga rryma. Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Nasuf Ismaili, si inovator i paisjes Smart Plus, që ndryshe njihet si prizë intelegjente.

Ai për krijimin e tij tha “Kjo ide erdhi nga shqetësimi i një vajze që punonte së bashku me neve. Ajo shpesh here ishte në dyshim se a e ka harruar ndezur hekurin, dhe duke e ditur se unë merrem me shpikje mu drejtua për zgjidhje. Unë hulumtova nëse ka dicka të tillë në treg por nuk gjeta. Andaj, vendosa të mendoj një zgjidhje dhe e bëmë zgjidhjen me shpikjen e SMART PLUS si një prizë inteligjente”


Në lidhje me paisjen, Ismaili ka thënë “Smart Plus është një pajisje elektrike intelegjente e programuar për të funksionuar në mënyrë automatike për qellimin e caktuar” ka folur më tej ai.

Smart Plus, sipas tij, është paisje që ndihmon në ndalimin e paisjeve të kyçura, nëse ato i keni harruar të ndezura aksidentalisht. Poashtu Smart Plus shërben edhe si karrikues për dy telefona, me dy usb porta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e bërë, se cilët janë anët më të mira të paisjes, Ismaili u përgjigj se kjo paisje eviton dëmet materiale, largon shqetësimin e përdoruesve duke ju dhënë siguri dhe më kryesorja, kursen energjinë elektrike. Të gjithë këto, priza i zgjidh nëpërmjet sensorit për njohje të lëvizjeve.

“Smart Plus është e pajisur me një senzor që regjistron lëvizjet e njerëzve. Përderisa ju hekurosni apo drejtoni flokët jeni në lëvizje ajo është aktive. Nëse për 30 sekonda ju nuk jeni afër paisjes apo i ndërpritni lëvizjet tuaja, pajisja ndërpret furnizimin me rymë të hekurit për hekurosje apo drejtuesit të flokve” thotë shpikësi i Smart Plus.

Për ta krijuar Smart Plus, ekipi i Nasuf Ismailit ka punuar një vit dhe tanimë që është aktive kjo paisje ata janë kujdesur edhe të patentojnë produktin, duke mbrojtur pronësinë intelektuale për të njejtën.

Ata kanë për qëllim që paisja e tyre të përdoret nëpër gjithë shtëpitë e Ballkanit dhe pastaj do të synohen shtetet e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori