E kapën me kokainë në bagazh, shoferi në Britani tenton të shfajësohet para policisë – u thotë se nuk e dinte se çfarë kishte mbrapa

Ky është momenti kur policët britanikë rrethojnë një veturë të vjedhur dhe brenda saj gjejnë kokainë në vlerë prej 50 mijë funtesh, që menjëherë dërgohet për ekspertizë në laboratorë në Feering të Essex.
Rasti ka ndodhur më në maj të 2023, pasi policët derisa po patrullonin hasën në një veturë me targa fallso derisa po udhëtonte në autostradën A12, transmeton Telegrafi.
Është interesant se personi që ngiste veturën kur ndalet nga policia që gjen kokainën në bagazh, tenton të arsyetohet duke thënë se nuk e dinte çfarë kishte në bagazh dhe se asgjë nuk ka të bëjë me të.
Bëhet fjalë për shpërndarësit e drogës Lee Ansell dhe Paul Jones që furnizonin vazhdimisht shpërndarësit lokal me drogë të klasit A, të cilët u dënuan me nga 10 vite burgim.
Në videon e publikuar nga policia britanike, shihet i dyshuari i cili tenton të luaj rolin e të “pafajshmit”, kinse ndihet i shokuar me atë çfarë i thotë policia. /Telegrafi/


















































