Në gjykimin për krime lufte ndaj Millorad Gjokoviq, dëshmitari Ferat Morina, të premten ka rrëfyer për vrasjen e E.M. (vëllait të tij ) dhe A.G., (ish-mësuesit të tij), nga paramilitarët serbë gjatë vitit 1999.
“Krismat e para janë ni tek Krasniqt, atëherë kam shiku tek shpija jeme, e kam pa vëllaun tim E.M., me A.G., kanë vrapu në drejtim ka shpija ku isha unë, po krismat që kanë fillu E.M., u rrëzu i pari, A.G., u rrëzu i dyti. E kam ditë që dytë janë të vdekur”, deklaroi Morina.
Në ditën kritike më 7 maj 1999, kur ishte vrarë vëllai i tij, dëshmitari thotë se e kishte parë të akuzuarin Gjokoviq dhe me dy paramilitarë tjerë serbë nëpër tokat e tyre.
Dëshmitari Morina tha se të akuzuarin e kishte njohur edhe para lufte, por që nuk kishte pasur kontakte me të.
Mbrojtësi i të akuzuarit Millorad Gjokoviq, avokati Dejan Vasiq pati kundërshtime lidhur me deklarimin e dëshmitarit Morina, pasi që sipas tij, dëshmitari po konsultohej me shkresa tërë kohën.
“Në kuptimin që dëshmitari gjatë dëshmisë shfrytëzon materiale të gatshme, duhet t’ia dorëzojë gjykatës dhe mbrojtjes. Krijohet përshtypja që dëshmitari është i përgatitur nga ana e Prokurorisë dhe se deklarata e tij shkon në favor të Prokurorisë dhe jo në favor të së vërtetës”, tha avokati Vasiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Më pas, kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, ia kërkoi dëshmitarit Morina shkresat për të bërë identifikimin dhe për t’i konstatuar në procesverbal.
Ndryshe, kur mbrojtja (Dejan Vasiq dhe Vasilije Arsiq), filluan t’i bënin pyetje dëshmitarit Morina, të njëjtit kërkuan që seanca e sotme të ndërpritet për shkak se iu duhej të përgatiten për shkresat e lëndës, të cilat dëshmitari i dorëzoi sot pranë gjykatës.
Këtë kërkesë nuk e kundërshtoi prokurori Ilir Morina, ndërsa e aprovoi gjykatësi Kurtaj.
Në seancën e sotme ishte e paraparë të dëgjoheshin edhe dy dëshmitarë të tjerë, Halit Gashi dhe Albina Krasniqi.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.
Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitomiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.
Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi