LAJMI I FUNDIT:

E humbi garën në LVV me Agim Bahtirin, Fatmir Hasani garon si i pavarur për kryetar të Mitrovicës   

E humbi garën në LVV me Agim Bahtirin, Fatmir Hasani garon si i pavarur për kryetar të Mitrovicës   

Menjëherë pas zyrtarizimit të Agim Bahtirit nga Lëvizja Vetëvendosje në garë për kryetar të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet e 17 tetorit, ka reaguar Fatmir Hasani, i cili ishte në garë të brendshme për të fituar kandidaturën për kryetar të Komunës. Ai e ka akuzuar Bahtirin për keqpërdorime, shantazhe dhe falsifikim të nënshkrimeve.

Hasani, përmes një postimin në Facebook, ka akuzuar Bahtirin se e ka fituar garën brenda qendrës së VV-së, “duke shantazhuar e kërcënuar me vende të punës si dhe duke falsifikuar nënshkrimet, unë nuk arrita të bëhem kandidat”.


“Kështu, duke qenë se si anëtar i Vetëvendosjes nga vitit 2011 po ndihem keq nga kjo zgjedhje, kam vendosur të kandidoj si kandidat i pavarur për kryetar të komunes së Mitrovicës në zgjedhjet e 17 tetorit, për ta shpëtuar qytetin tim nga keqpërdoruesit e sojit të Agim Bahtirit dhe Bedri Hamzës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hasanit:

“Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,

Sot i kaploi mërzia përkrahësit e Vetëvendosjes në Mitrovicë, për shkak se u zyrtarizua Agim Bahtiri si kandidat i Vetëvendosjes për kryetar.

Por, unë ju siguroj që s’ka nevojë për mërzi e brengosje, sepse jemi gati ta sfidojmë dhe së shpejti do t’i largojmë keqpërdoruesit të cilët mjet pune kanë korrupsionin dhe nepotizmin.

Unë isha në garë me Agim Bahtirin për t’u bërë kandidat i Vetvendosjes, por për shkak të keqpërdorimeve nga ana e të lartpërmendurit brenda qendrës së VV-së, duke shantazhuar e kërcënuar me vende të punës si dhe duke falsifikuar nënshkrimet, unë nuk arrita të bëhem kandidat. Por, ani pse mori votat e delegatëve, Bahtiri nuk e ka përkrahjen e qytetarëve.

Kështu, duke qenë se si anëtar i Vetëvendosjes nga vitit 2011 po ndihem keq nga kjo zgjedhje, kam vendosur të kandidoj si kandidat i pavarur për kryetar të komunes së Mitrovicës në zgjedhjet e 17 tetorit, për ta shpëtuar qytetin tim nga keqpërdoruesit e sojit të Agim Bahtirit dhe Bedri Hamzës.

Ju premtoj që do t’i luftojë këto dukuri të këqija dhe do ta bie ndryshimin në qytetin tonë, Mitrovicën qeverisjen lokale, siç ndodhi më 14.02.2021në qeverisjen qendrore. Natyrisht, unë edhe tash e edhe më pas do të bashkëpunoj ngusht  me kryeministrin tone, z. Albin Kurti, për të mirën e qytetarëve në Komunën e Mitrovicës.

E mira vonon, por në fund fiton. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Hasani.

Ndryshe, delegatët e Këshillit Drejtues të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje ia kanë dhënë sot besimin Agim Bahtirit që të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori