Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, talenti 17-vjeçar i River Plate, Franco Mastantuono, ka vendosur të bashkohet me gjigantin spanjoll Real Madrid.

Ky hap vjen si realizim i ëndrrës së futbollistit të ri argjentinas, i cili ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.


Romano raporton se Mastantuono ka rënë dakord për kushtet personale me Real Madridin, ndërsa tani klubi spanjoll do të negociojë me River Plate për kushtet e transferimit.

Real Madridi synon të arrijë një marrëveshje pa paguar klauzolën e plotë të largimit prej 45 milionë eurosh, e cila është përfshirë në kontratën e lojtarit që zgjat deri në vitin 2026.

Nëse transferimi realizohet me këtë shifër, kjo do të shënonte një rekord të ri për River Plate, duke tejkaluar shitjen e Enzo Fernandez te Benfica për 44 milionë euro në vitin 2022.

Ndërkohë, Paris Saint-Germain (PSG) mbetet në pritje dhe vazhdon të monitorojë situatën, duke shfaqur interes për mesfushorin e talentuar.

Mastantuono, i cili luan si mesfushor sulmues, shihet si një nga yjet e ardhshëm të futbollit botëror dhe zgjedhja e tij për të ndjekur rrugën e ish-lojtarëve të River Plate si Gonzalo Higuain, i cili gjithashtu u transferua te Real Madridi në 2007, shton emocion për tifozët e klubit spanjoll.

Ky lajm vjen në mes të një interesi të madh nga klubet evropiane për talentet e rinj nga Amerika e Jugut, një trend që ka parë rritje të ndjeshme vitet e fundit. /Telegrafi/

telegrafi sport app