LAJMI I FUNDIT:

E futi gruan në listën e terroristëve

E futi gruan në listën e terroristëve

Një zyrtari të imigrimit në Britani i kishte ardhur te hunda gruaja e tij dhe vendosi ta fuste në listën e terroristëve në mënyrë që ajo të mos mund të kthehej nga shtëpia e saj në Pakistan.

Sipas mediave britanike, pasi gruaja kishte udhëtuar për t’i parë familjen dhe të afërmit, burri e shtoi emrin e saj në listën e personave të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në Britaninë e madhe me dyshimin se kanë lidhje me terrorizimin.

Kur u përpoq në Pakistan të nisej për në Britani me aeroplan, gruan nuk e lejuan të futej pa i dhënë kurrfarë sqarimi pse asaj i ndalohej kthimi në shtëpi. Ajo thirri bashkëshortin, ndërsa ai i premtoi se do të shohë se ku qëndron problemi. Gruaja në Pakistan mbeti e bllokuar për tre vjet, ndërsa ai gjatë asaj kohe u argëtua si i çmendur.

Ndërsa çfarë kishte bërë u zbulua rastësisht. Zyrtari duhej të promovohej dhe punëdhënësit e tij me këtë rast bënë një kontroll më të rreptë të sigurisë. Aty kuptuan se bashkëshortja e tij gjendej në listën e personave të dyshuar se kanë lidhje me terrorizmin dhe i kërkuan sqarim. Nuk i kishte mbetur rrugë tjetër përveç se ta pranojë se ai e kishte futur në atë listë. Në vend të pozitës më të lartë, zyrtari anonim menjëherë u largua nga puna. /Telegrafi/