LAJMI I FUNDIT:

E fajësuan për humbjen e LDK-së në Podujevë, Veliu: Nuk jam fajtor, jam faktor

E fajësuan për humbjen e LDK-së në Podujevë, Veliu: Nuk jam fajtor, jam faktor

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka ritheksuar edhe një herë se ai nuk është fajtor për humbjen e LDK-së në zgjedhjet lokale në Podujevë.

Veliu ka pohuar se ai nuk ka ndihmuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, për të fituar zgjedhjet në Podujevë, transmeton Telegrafi.

“Nuk jam fajtor, por po shihet se jam faktor. Agimi është themelues i degës së LDK-së. Nuk kam bërë asnjë hap, asnjë thirrje, nuk ka anëtar të LDK-së që mund të thotë që i kam thirrur e i kam thënë voto Shpejtim Bulliqin. Nuk e fajësoi Ekrem Hysenin, ai është përdorur nga Abdixhiku kundër meje. Ai është mashtruar dhe është përdorur”, deklaroi Veliu në Debat Plus në RTV Dukagjini.


Veliu tha se krejt fokusi i Abdixhikut në këto zgjedhje lokale ka qenë në Podujevë.

“Abdixhiku ka investuar shumë për fitoren e Ekrem Hysenit në Podujevë. Prej hyrjes së Prishtinës deri në Lupë është territor i Komunës së Prishtinës. Të gjitha bilbordat nga Lupçi deri në Prishtinë kanë qenë të Ekrem Hysenit e asnjë e Përparim Ramës. Pra, ai ka dashur të krekoset se e munda Albin Kurtin në Podujevë dhe e sakrifikova dhe ia plotësova dëshirën Kurtit me largimin e Agim Veliut”, tha ai.

Veliu madje ka ironizuar me Lumir Abdixhikun, duke thënë se ai ka investuar kohë dhe mund në Podujevë.

“Ka ardh shumë shpesh dhe në tubime në Podujevë, të cilat tradicionalisht bëhen të mira. Bile në disa tubime nisi edhe ta trashë zërin”.

I pyetur për ish anëtaren e LDK-së, Vjosa Osmani, Veliu tha se ajo është dashtë të largohet kohë më parë nga LDK.

Sipas Veliut, Osmani ka punuar kundër LDK-së.

“LDK ka bërë gabimin më të madh që e ka emëruar si kryeministre. Gabim po ashtu kanë bërë që e kanë votuar për president”, tha mes tjerash ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori