Një djali 4-vjeçar i është spërkatur aksidentalisht sprej në sy nga policia, pasi e ëma e kishte marrë me vete në protestat kundër masave anti-COVID në Gjermani.

Përplasja mes policisë dhe protestuesve shpërtheu dhe autoritetet e rendit u detyruan të përdorin sprej, për ta shpërndarë turmën në Schëeinfurt të Bavarisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në turmë e pësoi aksidentalisht edhe një fëmijë i vogël, i cili në videon e publikuar më poshtë dëgjohet duke bërtitur nga dhimbjet si dhe dy zyrtarë policorë që ia pastronin sytë.

Por pas intervenimit të mjekëve, policia gjermane ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e djaloshit është përmirësuar.

E ëma e tij pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve nën akuzën se ka rrezikuar jetën e vogëlushit duke e marrë me vete në protesta kundër masave të reja si rezultat i pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/