LAJMI I FUNDIT:

E ëma e Alexei Navalny viziton varrin e të birit, një ditë pas i dha lamtumirën e fundit

E ëma e Alexei Navalny viziton varrin e të birit, një ditë pas i dha lamtumirën e fundit

Nëna e opozitarit rus Alexei Navalny ka vizituar varrin e tij, një ditë pasi mijëra rusë rrezikoheshin të arrestoheshin derisa kishin shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëpunëtorit të tij, shkruan The Guardian.

Navalny, që ishte kritik i ashpër i presidentit Vladimir Putin për më shumë se një dekadë, ndërroi jetë muajin e kaluar në një burg në Arktik ku po vuante dënimin me burgim prej 19 vitesh, transmeton Telegrafi.

E ëma e të ndjerit, Lyudmila Navlnaya vizitoi varrin që është mbuluar me kurora lulesh në varrezat Borisovo në jug të Moskës.


Nuk po ndalen homazhet tek varri i Navalnyt, mijëra rusë sfidojnë ligjet e Putinit
Lexo po ashtu Nuk po ndalen homazhet tek varri i Navalnyt, mijëra rusë sfidojnë ligjet e Putinit

Ajo ishte e shoqëruar nga Alla Abrosimova, nëna e të vesë së Navalnyt, Yulia Navalnaya.

Yulia Navalnaya, dy fëmijët e çiftit dhe vëllai i Navalnyt, nuk kishin mundësi të ndjekin ceremoninë e varrimit nga rreziku se mund të arrestohen nga policia e Vladimir Putinit.

Në anën tjetër, Navalnaya është zotuar të vazhdojë punën e bashkëshortit, duke e quajtur Putinin “vrasës” të Navalnyt. /Telegrafi/