Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka publikuar sot raportin “E drejta për të vërtetën-viktimat pa emër”, ku janë dokumentuar historitë e më shumë se 340 të mbijetuarve.
22 për qind prej tyre kanë treguar se dhunimi ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa 13 nga gratë kanë mbetur shtatzënë. Ndërsa, vetëm 13 kanë paraqitur rastet në institucione të drejtësisë.
Viktimave të cilat pjesë e dokumentimit të historisë së tyre në këtë raport, deri më tani statusi iu është njohur vetëm 194 personave, 61 raste janë në pritje, ndërsa 28 rasteve u është refuzuar statusi.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti ka theksuar se kjo është një iniciativë për të vënë gurthemelin për dëshminë e një të vërtete zyrtare.
Sipas saj, historia e re nuk mund të shkruhet pa prezencën e zërave të heshtur tash e më shumë se dy dekada.
“Dy dekada pas luftës, Kosova ende ka vështirësi në adresimin e krimeve të luftës. Pra, ka munguar një dokumentim i mirëfilltë i krimeve të luftës, e në veçanti krimeve të dhunës seksuale të luftës. Prandaj, QKRMT në bashkëpunim me organizata e licencuara që kemi prezent këtu, ka filluar iniciativën e dokumentimit të këtyre krimeve, në kuadër të projektit zviceran “Rritja e angazhimit për drejtësi tranzicionale në Kosovë”. Duke i dhënë një rëndësi të veçantë krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës. Në mungesë të një iniciative në nivel nacional, qoftë në institucioneve kosovare por edhe mekanizmave ndërkombëtarë, e kemi parë më se të nevojshme që qendra jonë në bashkëpunim me qendrat tona të fillojmë këtë iniciativë”, ka thënë ajo.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovës, Thomas Kolly tha se të mbijetuarat po përjetojnë padrejtësi të dyfishtë, meqë ende po përballen me stigmatizim edhe nga familja e ngushtë.
“Statusi i të gjitha të mbijetuarve viktimave nga dhuna seksuale duhet të njihet. Ligji aktual nuk është i kompletuar, për arsye se mbulon vetëm një periudhë të kufizuar kohore. Ky ligj duhet të amandamentohet që të gjithë viktimat, pavarësisht momentit të krimit, të kenë mundësi të aplikojnë për atë se çfarë atyre ju takon. Përballja e tij me të vërtetën dhe stigmatizimit është ekstrem e vështirë, por mënyra e vetme që të arrihet të shërohet plaga. Ky proces i shërimit të plagës duhet të jetë një bazë solide”, ka theksuar ai.
Në ditën kur ajo po kujton se çfarë i ndodhi 22 vjet më parë, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila rrëfeu tmerrin e përjetuar si 16 vjeçare tha se 14 prilli i vitit ’99 ia ka ndryshuar jetën.
“Kjo ditë dhe datë më kthen prapa mua se ka qenë para 22 vitesh për mua ndodhi krimi dhe tmerri më i madh që më ndodhi në jetë. Më dërrmoi, mi shuajti ëndrrat, ma prishi jetën. Me këtë raport unë ndihna shumë mirë, që me të vërtetë të dokumentohen se janë shumë viktima kanë pasur mundësi të raportojnë edhe krimet. Unë jam ajo që kam dokumentuar ditën e nesërme, shpresoj që edhe viktimat tjera të raportojnë rastet që i kanë. Është e vështirë që të raportohen raste, kur dihet që drejtësia u ka munguar të gjithëve. Nuk kemi asnjë kriminel të dënuar për krimet që kanë bërë për viktimat e dhunës seksuale. Kjo i bën viktimat që të heshtin”, theksoi ajo.
Menaxherja e projektit, Fatmire Haliti tha se në këtë raport janë të dokumentuara historitë e 345 viktimave të dhunës seksuale. Ku 45 për qind prej tyre janë raste të moshës 18 deri në 28 vjeç, ndërsa 32 për qind nga 29 deri në 39 vjeçare. E viktimat më të reja janë ato të moshës 9 vjeçare.
Muaji mars, prill dhe maj janë me më së shumti raste të dhunimeve.
Vetëm 13 raste kanë kërkuar hetimin e rastit, dy raste janë ngritur aktakuzat, ndërsa 8 nuk dihet se çfarë ka ndodhur.
“48 për qind të rasteve kanë ndodhur në shtëpinë ku kanë qenë të vendosura viktimat, ndërsa 22 për qind kanë ndodhur në shtëpinë e viktimës, në shtëpinë e saj. 9 për qind në ambiente të hapura, në stacione policore, në rrugë. Ajo që është më e rëndësishmja është tek këto rastet që kanë ndodhur në shtëpinë e viktimës, apo në 48 për qind që kanë ndodhur në shtëpinë ku viktimat kanë qenë të strehuara . Janë rastet ku zakonisht popullata ka qenë e zhvendosur nga një shtëpi në shtëpinë tjetër. Në këto raste zakonisht dhunimet kanë qenë grupore, ku dhunuesit kanë hyrë në shtëpitë ku kanë qenë të vendosur fëmijët apo gratë”, tregon Haliti.
Për rastet ku dhunimet kanë ndodhur në shtëpinë e viktimës, Haliti tha se të njëjtat e kanë shumë të vështirë sepse shumica nuk e kanë ndërruar vendbanimin.
57 për qind e këtyre rasteve janë dhunime individuale, ndërsa 42 për qind dhunime në grup. Ndërsa, në 75 për qind të ngjarjes së dokumentuar ka pasur dëshmitarë të dhunimit.
“Të mbijetuarat e deklaruara kanë treguar që 13 prej tyre kanë mbetur shtatzënë si pasojë e dhunimit. Prej 13 rasteve, në 11 raste viktimat e kanë abortuar qëllimshëm foshnjën, ndërsa vetëm 1 ka ofruar përkujdesje ndaj fëmiut. Një rast tjetër ka deklaruar që përkundër që ka pasur vullnet të mbajë fëmijën, e njëjta ka pasur abort spontan dhe fatkeqësisht e ka humbur fëmijën”, ka shtuar Haliti.
Në raportin e publikuar tregon edhe për numrin e atyre që kanë raportuar rastin në institucionet e drejtësisë.
“Kemi vetëm 4 për qind e tyre që kanë deklaruar që kanë kërkuar hetim të rastit, përkatësisht e kanë raportuar rastin në institucionet e drejtësisë. Prej tyre, janë 13 raste me numër, ndërsa me përqindje ishte 4 që kanë kërkuar hetimin e rasteve. Për tri raste kanë filluar hetimet, për dy raste është ngritur aktakuza, ndërsa tetë raste nuk janë në dijeni se çfarë ka ndodhur me rastet e tyre përkundër që kanë deklaruar në institucionet e drejtësisë”, ka theksuar ajo.
86 për qind e rasteve kanë treguar se kryerësit nuk i kanë parë më herët, 9 për qind e tyre i njohin sepse kanë qenë persona me emër në atë komunitet. Ndërsa 5 për qind të pa identifikueshëm, pasi që kanë qenë të maskuar në fytyrë. /KP/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skenarët e rrezikshmëm të Serbisë dhe Rusisë, sipas ekspertit amerikan Daniel Serwer

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Walker kërkon hetim serioz ndaj KFOR-it: Ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin

Skenarët e rrezikshmëm të Serbisë dhe Rusisë, sipas ekspertit amerikan Daniel Serwer

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal