Pas laktacionit normal të lehonës së sapo bërë nënë, është e nevojshme ndihma e personelit mjekësor në maternitet, e infermiereve të shtëpisë së shëndetit apo e familjarëve
Ideale do të ishte që foshnja e sapolindur nga dita e parë të dëshirojë, të mundet dhe të dijë të zbrazë gjirin deri në pikën e fundit të qumështit, mirëpo kjo gjë në praktikë kryesisht nuk është kështu.
Dhe derisa foshnja të mos zotërojë shkathtësinë e thithjes, nëna do të detyrohet të nxisë rrjedhjen e qumështit dhe të zbrazë tepricën – gjithë sasinë që bebja nuk e ka pirë, transmeton Telegrafi.
Dhemb pak, por është e dobishme
– Gjirit bëni masazh pjesë-pjesë me lëvizje rrethore. Gishtin e madh vendoseni mbi thimth, ndërkaq gishtin e dytë dhe të tretë 3 – 4 cm nën thimth ashtu që shuplaka të formojë shkronjën C.
– Gjirin shtrëngojeni në drejtim të koshit të kraharorit, pastaj lehtë tërhiqni indet në drejtim të thimthit, duke mbajtur gishtat në pozitën e njëjtë. Qumështi do të fillojë të rrjedhë.
– Përsëriteni këtë veprim derisa të zbrazni gjinjtë. Gjinjtë e zbrazët janë më të butë në prekje, por nuk shkaktohen as inflamacione në kanale të qumështit.
Para zbrazjes së gjinjve rekomandohet të bëni dush me ujë të ngrohtë apo t’i vini kompresa në gji në mënyrë që kanalet e qumështit të hapen. Gjirit gjithmonë i bëhet masazh i butë, por në mënyrë energjike, ndërkaq pas masazhit rekomandohet vënia e kompresave të ftohta.
Pompa për zbrazje (e dorës apo elektrike) gjithashtu mund të ndihmojnë por vetëm nëse përdoret drejt. Në të kundërtën, mund të shkaktojnë ënjtje të gjinjve apo dëmtim të thimthave.
Ditët e para pas lindjes gjinjtë duhet të zbrazen me dorë, dhe vetëm kur të forcohet laktacioni, mund të përdoren edhe pompat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Zhdukni rrudhat me këtë metodë të cilën e rekomandon ekspertja
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur