Në krye të listës, pavarësisht dorëzimit të detyrës ndodhet Barack Obama, ndërsa presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan renditet i gjashti, raporton Anadolu Agency (AA).
Vërehet se liderët në mbarë botën në kohët e fundit përdorin në mënyrë më aktive Twitter-in për të njoftuar politikat që ndjekin dhe për të përcjellë mesazhet e tyre.
Kompania globale Burson-Marsteller për marrëdhëniet me publikun e cila ndodhet me qendër në New York ka kryer një kërkim për vitin 2016 i cili përcakton se sa masovikisht e përdorin liderët botërorë dhe qeveritë rrjetin social Twitter.
Sipas studimit ku janë analizuar 793 llogari qeveritare të cilat ndodhen në 173 vende, bëhet e ditur se në 90 për qind të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara ndodhen llogari të Twitter-it.
Ndër të tjera njoftohet se këto llogari kanë 324 milionë ndjekës, ndërsa zyrtarët e 20 vendeve në Afrikë dhe Paqësor nuk kanë prani në Twitter.
Në krye ndodhet Obama
Sipas studimit, personi i cili ka më shumë ndjekës në Twitter është ish-presidenti amerikan Barack Obama, i cili pak kohë më parë dorëzoi detyrën e tij tek Donald Trump.
Llogaria @BarackObama të cilën Obama e krijoi gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2007 ndiqet nga më shumë se 83 milionë persona.
Shumica e publikimeve të Obamës bëhen nga ndihmësit e tij, ku nga mbi 15 milionë tweet të publikuara nga llogaria vetëm shumë pak i përkasin Obamës.
Ndërsa kreu i Vatikanit, Papa Françesku, ka tërhequr vëmendjen se është i dyti në radhitje si personi më me ndikim në Twitter pas Obamës.
Papa Françesku ka nëntë llogari të ndryshme nga të cilat publikohen mesazhe në nëntë gjuhë të ndryshme. Këto llogari të Papës ndiqen nga më shumë se 31 milionë persona, kryesisht nga vendet e Amerikës Latine.
Në vendin e tretë renditet Narendra Modi, i cili është kryeministri i Indisë dhe ka më shumë se 26 milionë ndjekës.
Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, gjithashtu tërheq vëmendjen me performancën e tij në Twitter.
Trump i cili radhitet i katërti në mesin e liderëve me afërsisht 24 milionë ndjekës përdor shumë shpesh këtë rrjet social.
Pavarësisht se Trump është shprehur se “Unë nuk pëlqej të publikoj tweet-e, kam punë të tjera për të bërë”, ai vazhdon të japë përgjigje nga Twitter-i kundër pretendimeve rreth tij.
Gjithashtu dihet se publikimet me kritika të liderit të ri amerikan kanë shkaktuar rënien e aksioneve të disa kompanive në bursë.
Edhe llogaria zyrtare @Potus e cila përdoret nga presidentët amerikanë është një nga llogaritë që ka një numër të madh të ndjekësve. Kjo llogari e cila pas 20 janarit nga Obama ka kaluar tek Trump ndiqet nga mbi 14 milionë persona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Përse në malin Athos nuk lejohen të shkelin femrat?
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë