Liderja e rrëzuar nga pushteti në Mianmar (Birmani) Aung San Suu Kyi pritet të dalë para gjykatës më 15 mars, pas një prej ditëve më të përgjakshme në këtë shtet, prej puçit ushtarak të 1 shkurtit.
Të paktën 38 protestues janë vrarë më 14 mars, pasi forcat e sigurisë kanë shtypur protestuesit kundër puçit, duke kërkuar lirimin e Suu Kyisë dhe rikthimin e demokracisë në këtë shtet të Azisë Juglindore.
Forcat e sigurisë kanë gjuajtur me armë zjarri protestuesit pro-demokracisë, duke vrarë 22 prej tyre në Hlaingtharyar, ka thënë grupi vëzhgues, Asociacioni për Ndihmë për të Burgosurit Politikë.
Në raportime tjera është thënë se numri i personave të vrarë në qytetin Yangon ka shkuar në 63.
Prej puçit të 1 shkurtit, protestuesit kanë dalë në rrugët e Mianmarit, pavarësisht rritjes së shkallës së dhunës nga ushtria.
Protesta tjera kundër pucit janë planifikuar më 15 mars.
Ndërkohë seanca ndaj Suu Kyisë, pritet të mbahet në mëngjesin e së hënës, sipas kohës lokale.
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe përballet me akuza për posedim të paligjshëm të radio-lidhjeve, për shkelje të kufizimeve për coronavirusit, për shkelje të ligjeve për telekomunikimeve dhe synime për të nxitur pakënaqësi publike.
Autoritetet ushtarake kanë akuzuar atë edhe për pranim të pagesave të paligjshme në vlerë të 600,000 dollarëve, si dhe për sasi të pranimit të arit.
Avokatët e saj besojnë se këto akuza janë të “pabaza”.
Partia e Suu Kyisë, Liga Kombëtare për Demokraci, ka fituar me shumicë votash zgjedhjet e vitit të kaluar, mirëpo ushtria tani beson se procesi është manipuluar.
Vëzhguesit e pavarur ndërkombëtarë kanë hedhur poshtë pretendimet e ushtrisë – duke thënë se nuk janë vërejtur parregullsi. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City