LAJMI I FUNDIT:

E dërgoi për ta pastruar veturën, ia vjedhin revolen ferizajasit dhe të njëjtën ia shesin

E dërgoi për ta pastruar veturën, ia vjedhin revolen ferizajasit dhe të njëjtën ia shesin
Foto: Ilustrim

Një vjedhje ka ndodhur në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës. Sipas policisë një person ka raportuar  se teksa kishte dërguar veturën për ta pastruar, dikush i kishte vjedhur një revole.

Pas hetimit të rastit , policia kishte identifikuar personin ku ai ka pranuar se ka vjedhur revolen dhe të njëjtën e ka shitur tek një i mitur në vlerë prej 400 eurosh.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura iu është vjedhur revolja me karikator, dhe 13-fishekë cal-9mm, të cilën e kishte lënë për ta pastruar dhe parkuar në parking, ndërsa çelësat e veturës u kishte lënë punëtorëve të parkingut. Hetuesit policor pas angazhimeve aktive kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një të dyshuar mashkull kosovar i cili ka pranuar se në veturën e ankuesit e ka marrë revolen dhe e ka shitur tek i dyshuari tjetër mashkull kosovar,  i mitur në shumë prej 400 €”.

Pas intervisitimit të të miturit nga policia, i njëjti ka deklaruar se e ka shitur revolen te një shtetas shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ku pastaj ky i fundit kishte deklaruar në polici se e ka fshehur revolen në afërsi të kufirit.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se e ka blerë revolen nga i mituri në shumë prej 500 € dhe për të njëjtën shumë e ka shitur tek i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore i cili është arrestuar dhe ka treguar se revolen e ka fshehur në një vend në afërsi të kufirit. Revolja është gjetur dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është kthyer tek pronari. Rasti dërgohet në procedurë të rregullt”, njofton policia./Telegrafi/