LAJMI I FUNDIT:

E çuditshme: Për pak sa nuk e mbyti kamionçina… në zyrë! (Video)

E çuditshme: Për pak sa nuk e mbyti kamionçina… në zyrë! (Video)

Sikur të qëndronte edhe një sekondë e ulur në karrigen e saj, recepsionistja më nuk do të ishte gjallë.

Një kamionçinë që kishte humbur kontrollin, është ndeshur për murin e zyrës, duke e shkatërruar tërësisht atë.

Kamera e sigurisë ka regjistruar pamjet e tmerrshme në këtë zyrë në Toledo të Brazilit, ku punonjësja shpëton mrekullisht, transmeton Telegrafi.


Nga këndi tjetër shihen edhe tre punonjës të tjerë që largohen me shpejtësi nga muri që po rrëzohej.

Sipas Sky News, përpos dëmeve materiale askush nuk ka marrë ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/