LAJMI I FUNDIT:

E çuditshme: Ford Mustang GT që do të lansohet vitin e ardhshëm, shihet i parkuar në një rrugë! (Foto)

E çuditshme: Ford Mustang GT që do të lansohet vitin e ardhshëm, shihet i parkuar në një rrugë! (Foto)

Modeli që ishte paraparë të lansohej gjatë vitit që vjen në Detroit Auto Show, është gjetur e pakuar në një rrugë.

Në bazë të imazheve të bëra nga afër, Mustang GT duket shumë i bukur, ndërsa madhësia që ka ofron mjaft komfor, transmeton Telegrafi.


Xhami i përparmë dhe tavani janë shumë të lakuara, duke dhënë mundësi të madhe për prerjen e ajrit, derisa kapaku dhe pjesët anësore kanë linjat shumë të theksuara.

Në këtë formë është çunuar për aerodinamikë, ndërsa kësaj i ndihmon edhe grilli i gjerë që ndodhet përpara.

Meqenëse njëri xham ka qenë i hapur, është fotografuar edhe pjesa e brendshme ku shfaqet enterieri luksoz dhe sportiv.

Mirëpo, nuk dihet se çfarë ka nën kapak kjo makinë, çfarë shpejtësia arrin apo qëndrueshmërinë që ka. /Telegrafi/