E ardhmja ndryshon formë: Shprehu me Galaxy Z Flip

Ekrani i parë i palosshëm prej xhami i Samsung, i kombinuar me një UX unike, ofron një përvojë krejt të re celulare.
Sot, Samsung Electronics zbuloi Galaxy Z Flip, një smartphone të ri të palosshëm që bën diferencën. Galaxy Z Flip është i guximshëm dhe elegant – i projektuar për ata që e shohin teknologjinë e përparuar si një mënyrë për të shprehur veten e tyre. Projektuar me një xham të palosshëm, i pari i llojit të tij, Galaxy Z Flip përkul ligjet e fizikës, dhe përmban një ekran 6.7 inç i cili paloset në mënyrë elegante dhe kompakte që përshtatet me pëllëmbën e dorës tuaj. Projektuar me një Hideaway Hinge inovative dhe UX të krijuar posaçrisht, Galaxy Z Flip ofron mënyra të reja elegante për të kapur, shkëmbyer dhe përjetuar përmbajtje. Nga modeli i tij elegant e deri në përvojën fleksibël të kamerës që ofron, Galaxy Z Flip hap një dekadë të re të inovacionit të celularit të palosshëm.
“Samsung u inkurajua nga entuziazmi për Galaxy Fold. Galaxy Z Flip është hapi i rëndësishëm i radhës teksa kërkojmë të ndërtojmë kategorinë e palosshme duke sjellë për konsumatorët një faktor të ri të formës, ekran të ri dhe më e rëndësishmja, një përvojë të re celulare”, tha Dr. TM Roh, President dhe Kryetar i Divizionit të Komunikimeve Celulare në Samsung Elektronics. "Me dizajnin unik të palosshëm të Galaxy Z dhe përvojën e përdoruesit, ne po ridimensionojmë aftësitë e një pajisjeje celulare dhe çfarë ajo i mundëson konsumatorëve të bëjnë."
Trashëgimia e palosshme
Galaxy Fold, që përkufizon kategorinë e tij, filloi epokën e palosshme. Tani, Galaxy Z Flip po e formon atë për një dekadë të re. Si pajisja e parë në serinë Z, Galaxy Z Flip prezanton një portofol të pajisjes së re që riafirmon angazhimin e Samsung për të udhëhequr kategorinë, si dhe për përdorimin e teknologjive dhe faktorë të formës për të krijuar përvoja të palosshme që do të befasojnë dhe kënaqin konsmuatorët në vitet në vazhdim.
Dizajni kompakt dhe elegant i Galaxy Z Flip është krijuar për ata që e shohin teknologjinë si një mënyrë për të shprehur veten. Dhe të gjitha risitë në Galaxy Z Flip sigurojnë se mund ta bëjnë këtë.
Stil që përshtatet në xhepin tuaj – I krijuar për transportueshmëri maksimale, Galaxy Z Flip paloset në madhësinë e një portofoli, kështu që lehtësisht mund ta vendosni në xhep ose çantë. Kur mbyllet, është një pajisje kompakte dhe me stil, në madhësinë e pëllëmbës së dorës. Kur hapet, madhësia e ekranit gati dyfishohet për të zbuluar një ekran mahnitës 6.7-inç. Me paletën e saj elegante të ngjyrave, cepa të rrumbullakosura me shkëlqim dhe palosjen efikase, Galaxy Z Flip padyshim që do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
Përvoja Tjetër e Palosshme
Galaxy Z Flip është i ndërtuar për stilin modern dhe në lëvizje të jetës. Tani mund të bëni më shumë, nga këndvështrime të shumta – pa duar. Kjo përvojë unike e palosshme është ndryshe nga çdo smartphone tjetër në treg sot.
Flex Mode –Samsung bashkëpunoi ngushtë me Google për të hartuar Flex Mode - një përvojë të krijuar posaçërisht për përdoruesin, për faktorin unik të formës së palosshme përpara të Galaxy Z Flip. Kur pajisja është në gjendje të lirë, ekrani ndahet automatikisht në dy ekrane 4 inç, në mënyrë që të shikoni me lehtësi imazhe, përmbajtje ose video në gjysmën e sipërme të ekranit dhe t'i kontrolloni ato në gjysmën e poshtme. Lundroni me lehtësi në YouTube – shikoni përmbajtje në ekranin lart teksa kërkoni për video të tjera, lexoni përshkrime dhe komentoni në ekranin poshtë.
Ekosistemi Galaxy
Si një pajisje Galaxy, Galaxy Z Flip sjell ekosistemin Galaxy në përvojën e tij të re të palosshme. Ai prezanton denjësisht performancën dhe karakteristikat inovative në kamera, ekran, bateri, siguri si dhe shërbime si Samsung Health, Samsung Pay, Samsung Knox dhe më shumë. Shijoni një përvojë të gjithanshme të kamerës me kapjen e videos 4K, Live Focus dhe regjistrimin Super Steady. Galaxy Z Flip përmban një sistem të dyfishtë të optimizuar të baterisë që mban më shumë energji pa marrë më shumë hapësirë – dhe karikim të shpejtë të lidhur ose wireless. Gjithashtu, me Wireless PowerShare, ju mund të karikoni Galaxy Z Flip wireless me anë të Galaxy Buds, Galaxy Watch ose edhe me pajisjen e një miku. Samsung Knox mbron përdoruesit dhe pajisjet e tyre nga çipi deri në nivelin e softuerit dhe merr azhurnime mujore dhe tremujore të sigurisë. Përdoruesit gjithashtu marrin shërbime që mundësojnë pagesa të sigurta me Samsung Pay, monitorimin e shëndetit dhe mirëqenies me Samsung Health, dhe qasje në më shumë se 5000 produkte inteligjente Samsung dhe partnere përmes SmartThings.
Galaxy Z Flip do të jetë në dispozicion në sasi të kufizuar në Vjollcë Pasqyrë dhe të Zezë Pasqyrë, duke filluar në tregjet e zgjedhura që përfshijnë SH.B.A-në dhe Korenë në 14 shkurt 2020. Për më shumë informacione rreth Galaxy Z Flip, ju lutem vizitoni news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com or www.samsung.com/galaxy.




















































