Miralem Pjanic vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Mesfushori boshnjak është rikthyer te Barcelona pas huazimit një vjeçar në elitën e futbollit turk te Besiktas.


32-vjeçari tregoi formë të lartë në Turqi, kur në 26 ndeshje zyrtare me fanellën bardhezi bëri edhe katër asistime.

Ish-anëtari i Romës, Juventusit e Lyonit ka shfaqur formë të mirë në ndeshjet parasezonale nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez.

1409186286

Megjithatë ai nuk shihet si një titullar, pasi para tij në mesfushë janë emra si Pedri, Gavi, Busquets, De Jong e Kessie.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Pjanic gjatë kësaj jave pritet të vendos për të ardhmen e tij pasi ka katër oferta para vetës.

Tre skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Milan dhe Napoli e duan atë, derisa boshnjaku ka një ofertë nga Arabia Saudite.

Në rast se reprezentuesi boshnjak dëshiron largimin, atëherë Barcelona mund ta lejoj të largohet për shumën e 15 milionë eurove. /Telegrafi/

telegrafi sport app