LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçarja bie nga kati i katërt, shpëton me lëndime të lehta trupore (Video, +18)

Dyvjeçarja bie nga kati i katërt, shpëton me lëndime të lehta trupore (Video, +18)

Një vajzë e vogël i ka mbijetuar rrëzimit nga 18 metra lartësi, duke pësuar vetëm disa lëndime të lehta trupore.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën lindore të Kinës, kurse vogëlushja shpëtoi fal veprimit heroik të disa burrave që u munduan ta presin me duar, dhe kështu ia ngadalësuan rënien në tokë, transmeton Telegrafi.

Vajza dyvjeçare ishte rrëzuar nga dritarja e katit të katërt të apartamentit. Ajo ishte zgjuar nga gjumi dhe po i kërkonte prindërit.

Megjithatë, vogëlushja i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa lëndime të lehta trupore, kurse dy burrat që u munduan ta shpëtojnë kanë pësuar thyerje të eshtrave nga presioni i madh i rënies.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur gjatë muajit të kaluar, kurse vogëlushja raportohet se është rrëzuar nga apartamenti në të cilin jeton në qytetin kinez Yueqing në provincën Zheijang.

Por, është interesant se si vogëlushja ngritet në këmbë me ndihmën e një kalimtare të rastit, edhe pse përplaset në tokë. /Telegrafi/